Banka Botërore do ta mbështesë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Ministri Krasniqi gjatë takimit me delegacionin e Bankës Botërore në krye me Steven N. Schonberger, menaxher i Sektorit për Ujë dhe Bujqësi për rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore në vlerësoi se mbështetja që kanë dhënë deri me tash ky institucion në sektorin e bujqësisë, ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme.
 
Sipas një komunikate për media të MBPZhR-së, thuhet se ministri i njoftoi përfaqësuesit e BB-së, me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, dhe me hapat tjerë që po ndërmerren në fushat që ka përgjegjësi ministria.
 
“Sivjet buxheti që do të shpërndahet tek fermerët përmes granteve është mjaft premtues për rezultate në zhvillim të bizneseve dhe rritje të punësimit. Në implementimin e këtyre politikave dhe programeve prioritet kryesor do të jetë rritja e transparencës dhe efikasitetit”, tha Krasniqi.
 
Duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, ministri Krasniqi theksoi nevojën që ky bashkëpunim me Bankën Botërore të shtrihet në përmirësimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, konsolidimin e tokave dhe në përmirësimin e infrastrukturës rurale.
 
Nga ana tjetër, Schonberger shprehi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, dhe e vlerësoi si të rëndësishëm fokusimin në të tri këto komponente, që tha se janë mjaftë të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë.kohaislame
Artikulli paraprakSkenari për shitjen e PTK-së
Artikulli tjetërGreqia përsëri në krizë, ka para veç deri më 20 prill