Rritje jo, por as ulje të pagave

Pagat e punonjësve publikë nuk do të ulën e as nuk do të ngriten. Kështu të paktën thuhet në një njoftim të lëshuar nga Ministria e  Financave.
 
Ky institucion ka siguruar gjithë punonjësit të cilët pagën e tyre e marrin nga buxheti i shtetit, se nuk ka asnjë lëvizje në koeficient dhe paga. MF’ja ka thënë se Qeveria e Kosovës ka iniciuar reformën në administratën publike, përmes se cilës reform sipas Ministrisë së Finacave shteti synon të rregulloj këtë fushë në mënyrën më të mire.
 
“Ministria e Financave i siguron të gjithë punonjësit të cilët pagën e tyre e marrin nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se nuk ka asnjë lëvizje në koeficient dhe paga.  Qeveria e Kosovës ka iniciuar reformën në administratën publike, pjesë e të cilës është edhe hartimi i Ligjit për paga, përmes së cilit shteti synon të rregulloj këtë fushë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhtë në njoftimin për media të Ministrisë së Financave.
 
Gazeta Fjala ishte e para që ka raportuar për ndyshimet që mund të ndodhin në pagat e punonjsëve publike. Këtë raportim gazeta e kishte mbështetur mbi faktin se  Ministria e Administraës Publike tashmë është në fazën finale të draftimit të projektligjit të ri për pagat.kohaislame
Artikulli paraprakPTK shitet pas modernizimit
Artikulli tjetërSkenari për shitjen e PTK-së