UNDP dorëzoi në Dragash grante e pajisje për punësim të të rinjve

Dje në Dragash u mbajt ceremonia e dorëzimit të granteve për katër fermerë lokalë dhe certifikatave e pajisjeve për punë për dhjetë të rinj.
 
Komuna e Dragashit dhe UNDP, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim “Përgjigja e nivelit lokal lidhur me krijimin e vendeve të punës (punësimin) dhe zhvillimi i integruar territorial (InTerDev)”, organizuan një ceremoni nënshkrimi me përfituesit e projektit, të martën në objektin e Zyrës për Punësim në Dragash.
 
Në prezencë të kryetarit të Komunës së Dragashit, z. Salim Jenuzi, përfaqësuesve të Zyrës së Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), projekti InTerDev finalizoi dy aktivitete që shërbejnë fermerët e vegjël dhe të rinjët e papunë në përmirësimin e jetesës së tyre.
 
Me këtë rast katër fermerët e përzgjedhur nga komuna nënshkruan kontratat duke formalizuar kështu marrjen e granteve nga Fondi për Zhvillim Lokal që u mundëson atyre përmirësimin e ndërmarrjeve mikro rurale. Vlera e përgjithshme e granteve është rreth 37,000 euro, ndërsa tre nga grantet janë në sektorin e bletarisë dhe një në përpunimin e mishit.
 
Për më tepër, 10 të rinj të papunë në nevojë të identifikuar nga Zyra lokale e Punësimit në bashkëpunim me projektin InTerDev nën kuadër të Paktit Territorial të Punësimit, përfunduan me sukses trajnimin e tyre profesional të kryer nga Qendra e Trajnimit Profesional në Prizren në profilet e mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve shtëpiake dhe saldim. Projekti i UNDP-së InTerDev ka mbuluar shpenzimet e tyre gjatë vijimit të trajnimit dhe u ka blerë mjete pune të nevojshme për secilin nga profilet për të filluar biznesin e tyre në vlerë rreth 8,000 euro.
 
Kjo ngjarje është edhe një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes të Komunës, Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, si dhe UNDP-së në adresimin e sfidave të punësimit në Dragash.kohaislame
Artikulli paraprakEuro e dollari gati barazohen
Artikulli tjetërRekord: Gjermanët kanë punuar shumë vitin e kaluar