Fondi Monetar Ndërkombëtar(FMN) vlerëson se eksportuesit e naftës në Lindjen e Afërt dhe Azinë e Mesme do të kenë ulje buxheti për shkak të rrënjës së çmimit të naftës.
Humbjet e të ardhurave nga eksporti i naftës në vitin 2015 në ekonomitë e shteteve të Lindjes së Afërt dhe të Azisë së Mesme do të mund të arrijnë në 300 miliard dollar, për shkak të rrënjës së çmimit të naftës së papërpunuar, ka llogaritur Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ekonomitë që varen nga eksporti i naftës, sikurse që janë Katari, Iraku, Irani, Arabia Saudite, më së shumti do të jenë goditur me rënien e çmimit të naftës, ka publikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimet për rajonin e Lindjes së Afërt dhe të Azisë së Mesme.
Çmimet e naftës sillen aktualisht në shkallët më të ultë në gjashtë vitet e fundit, për shkak të sasisë enorme të madhe në treg si dhe të prodhimit të madh të naftës nga kuarci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FMN-ja megjithatë thekson se rënia e çmimit të naftës së papërpunuar nuk do të shkaktojë fitimet e mëdha për importuesit e naftës në Lindjen e Afërt dhe Azinë e Mesme, të cilët i godasin gjasat më të vogla të rritjes së partnerëve kyç tregtar, eurozonës dhe Rusisë.
Këtë javë, FMN-ja ka zbrit parashikimin e rritjes së ekonomisë botërore për vitin 2015 në 3,5% nga 3,8% të planifikuar në tetor, si dhe dukshëm ka zbrit paralajmërimet për eksportuesit e naftës sikurse që janë Rusia, Nigeria dhe Arabia Saudite. Në FMN vlerësojnë se gati çdo vend eksportues në Lindjen e Afërt dhe Azinë e Mesme parashikojnë gjatë këtij viti për llogarinë e zvogëluar për shkak të rënies së çmimit të naftës. Kjo i ka nxitur që të zvogëlojnë gjasat për këtë rajon në vitin 2015 për 1 pikë të përqindjes, në 3,4% në krahasim me parashikimet në tetor të vitit të kaluar. Të ardhurat e humbura nga eksporti me siguri do të arrijnë 300 miliard dollar, që i përgjigjet gjithsejtë 21% të bruto prodhimit vendor të vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik. Në vendet të cilët nuk janë anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe të atyre në Azinë e Mesme të ardhurat e humbura në këtë vit vlerësohen në 90 miliard dollar, kanë llogaritur në fondin Monetar Ndërkombëtar. Në krahasim me këtë, dobia për importuesit e naftës do të jetë e vogël, pasi që ekonomit e tyre janë më pak të varura nga çmimet e naftës, cek FMN-ja.
Pritet që nga çmimi i naftës së papërpunuar më së shumti do të fitojnë Maroko, Libani dhe Mauritania, ndërsa Libani dhe Egjipti do të shënojnë përmirësimin në bilancin e llogaritur. FMN-ja prêt që vendet importuese të naftës në Lindjen e Afërt shumicën e të hollave do të vendosin anash dhe do të përmirësojnë bilancin e pagesës për 1 pikë të bruto prodhimit vendor, në raport me parashikimet e FMN-së nga tetori i vitit të kaluar. Vendet importuese në Azinë e Mesme me siguri që në këtë vit do të shënojnë pozicionet e jashtme më të dobëta nga ajo që FMN ka parashikuar në tetor të vitit të kaluar, për shkak të kërkesës ë të vogël nga Rusia dhe Kina, ka publikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar.