Kryetari i Shtetit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi mbrëmë në Ankara një takim me biznesmenë dhe investitorë të ardhur nga Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit Persik.
Erdogan priti të mërkurën në Pallatin Presidencial një grup me afaristë dhe investitorë arabë, që prej dy ditësh po studion me kujdes shanset e investimit në Turqi.
Në këtë takim me Erdoganin, biznesmenët dhe investitorët arabë, që duan të investojnë në fusha të ndryshme në Turqi, me interes të veçantë në sektorët e energjisë së riciklueshme, shëndetësisë dhe financës; shpjeguan se janë informuar me detaje për këto çështje gjatë kontakteve të tyre në institucione të ndryshme turke.
Kurse Presidenti Erdogan, nga ana e tij theksoi se Turqia është një vend shumë joshës për të gjithë investitorët./trt/kohaislame