Zyra e Rregullatorit të Energjisë përkrahë kërkesat e OJQ’ve

Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka përkrahur dy kërkesa që grupi i OJQ-ve i ka dorëzuar në Kuvend së bashku me rreth 33 mijë nënshkrime të qytetarëve që e kanë kundërshtuar ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Heqja e TVSH-së në energjinë elektrike dhe ulja apo heqja e tantiemës në thëngjill janë dy kërkesat që janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

 

Peticioni kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike është shqyrtuar, të hënën në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. 

 

Ky Komision ka vendosur të procedojë për shqyrtim në Kryesinë e Kuvendin peticionin e nënshkruar nga rreth 33 mijë nënshkrime kundër shtrenjtimit të energjisë, shkruan Koha Ditore.

 

Ky peticion kërkon që të ulet çmimi i energjisë elektrike, pasi konsideron se është bërë në mënyrë të kundërligjshme rritja dy herë brenda tre muajve të vitit të kaluar..

Artikulli paraprakPrapavija politike e investimeve ruse në Maqedoni
Artikulli tjetërPartnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë: Italia, Turqia, Kina e Greqia