Ballina Artikuj BIZNESI ME PARIME | Mos mashtro në tregti, ndershmëria është bereqet! –...

BIZNESI ME PARIME | Mos mashtro në tregti, ndershmëria është bereqet! – Hoxhë Fuad Ferati

Tregtari i mirë nuk është ai që shet me çdo kusht, por ai që e fiton besimin e klientit përmes ndershmërisë.

Mos e fsheh mangësinë e produktit, mos e paraqit mallin ndryshe nga ç’është në të vërtetë dhe mos përdor mashtrimin për të arritur fitim më të madh.

Fitimi i arritur përmes mashtrimit mund të sjellë përfitim të përkohshëm, por e dëmton besimin dhe ia heq bereqetin biznesit.

Një shembull të qartë për këtë na e mëson vetë Muhammedi ﷺ.

Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë një shitësi në treg. Ai e futi dorën në grumbullin e ushqimit që shitej atje dhe vërejti se pjesa e brendshme ishte e lagësht, ndonëse pjesa e sipërme dukej e mirë.

Pejgamberi ﷺ e pyeti për këtë, ndërsa shitësi i tregoi se ushqimi ishte lagur nga shiu.

Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha:

«أَفَلَا جَعَلْتَهُ فَوْقَ الطَّعَامِ كَيْ يَرَاهُ النَّاسُ؟ مَنْ غَشَّ فَلَيْسَ مِنِّي»

“Përse nuk e vendose pjesën e lagësht sipër, që ta shihnin njerëzit? Kush mashtron, nuk është prej meje.”

(Muslimi)

Ky hadith na mëson se tregtari duhet të jetë i sinqertë me klientin dhe të mos fshehë asnjë mangësi të mallit që shet.

Një mashtrim mund ta largojë klientin përgjithmonë, ndërsa ndershmëria mund ta bëjë atë klient besnik për shumë vite.

Tregti me ndershmëri, fitim me bereqet!

— Hoxhë Fuad Ferati

 

Artikulli paraprakBIZNESI ME PARIME | PARIMET ETIKE TË TREGTISË SIPAS IMAM EBU HAMID EL-GAZALIUT (Allahu e mëshiroftë!)