Një individ pasurinë e tij duhet ta përdor në mënyrë të arsyeshme përndryshe rrezikon që ajo t’i merret nga shoqëria (qoftë përmes veprimit individual të të afërmve të pronarit, nëpërmjet gjykatave, ose nga shteti).
Pasuria nga një individ mund të fitohet përmes punës së tij, gjithshtu trashëgimia dhe grantet mund t’i sjellin pasuri një individi, por ato fillimisht është rezultat i punës. Të gjitha format e aktiviteteve që lejojnë një individ të fitojë pasuri në mënyrë të ndaluar (haram) janë rreptësisht të ndaluara, duke përfshirë:
- Monopolin në të gjitha format
- Grumbullimin e mallrave (veçanërisht të ushqimeve, të cilat nuk lejohen të qëndrojnë në duart e tregtarëve për më shumë se 40 ditë)
- Kumarin dhe bastet në të gjitha format
- Mashtrimin në cilësi, sasi, peshë ose ndonjë specifikim të mallrave dhe shërbimeve të tregtuara, fituara ose të shpërndara
- Të gjitha praktikat e padrejta tregtare (p.sh. manipulimi i tregut, krijimi i mungesave artificiale etj.)
- Spekulimet në të gjitha format që mund të përdoren për të siguruar përfitime të papritura, të pajustifikuara nga vlera reale e aseteve të tregtuara ose të zhvilluara. Këto mund të përfshijnë praktikat moderne të marrëveshjeve të mbyllura në shitjet e ardhshme të monedhave, mallrave, aksioneve etj,shitjet në vend ose marrëveshjet e hapura subjekt i rrezikut janë një çështje tjetër.
- Të gjitha llojet e shitjeve mashtruese ose shitjeve të përdorura si mashtrim për të ngarkuar interes (shitje dhe blerje të njëkohshme për të fituar një diferencë për shitësin). Një përjashtim i dukshëm i një shitjeje të ardhshme të lejueshme është shitja e Salam, e cila do të trajtohet më vonë.
- Së fundmi, interesi në të gjitha format dhe nivelet është rreptësisht i ndaluar në Islam. Po kështu është edhe tregtimi i njëkohshëm i metaleve të çmuara (arit dhe argjendit), i cili mund të përdoret për të fituar interes në një mënyrë të tërthortë. Ndalimi i interesit është thelbësor për ndalimet e sipërpërmendura, sepse ai mund të përdoret si një justifikim dhe mjet për të fituar ‘asete’ financiare – një premium mbi kapitalin – në shumicën e rasteve, p.sh. spekulimi me valutë, shitjet e ardhshme.
Fikhu, pjesa juridike e Sheriatit, është shumë e detajuar dhe specifike në përcaktimin e mënyrave për të ndaluar këto praktika haram. Sistemi ligjor dhe organizimi ekonomik i një shteti islam duhet gjithmonë të pasqyrojë këto ndalime, pavarësisht periudhës kohore apo formës së organizimit shoqëror-politik.
Sa i përket mënyrës se si individët fitojnë pasurinë, Islami ka udhëzime të qarta morale ( p.sh të mos e bëjnë grumbullimin e pasurisë qëllimin kryesor në jetë, menaxhimi i pasuriisë të bëhet në mënyrë racionale, pa koprraci dhe pa shpërdorim etj.), megjithatë sistemet ligjore, ekonomike dhe administrative të një shteti islamim duhet të organizojnë mënyrën se si pasuria u vjen individëve në përputhje me ndalimet e përmendura më sipër.