Hoti: Po punojnë për dërgimin e punëtorëve sezonal në BE

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar marrëveshje me vendet e BE-së për punësime sezonale të qytetarëve të Kosovës. Hoti ka thënë se për këtë punë është duke u angazhuar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. “Ministri i Punes, z.Abrashi, po punon intenzivisht qe te arrijme marreveshje me vendet e BE-se per punesim te perkohshem te punetoreve tane ne menyre te organizuar”, ka shkruar Hoti. Njoftimi i plotë Sot, ne mbledhjen e pare te Qeverise per 2015, aprovuam Planin e Punes se Qeverise per 2015. Zhvillimi ekonomik ne kete plan pune eshte prioritet, dhe zhvillimi i sektorit privat ne vecanti. Do te punojme shume qe te zbatojme programin ekonomik te premtuar. Ne baza te rregullta do te raportojme per realizimin e premtimeve, sic ishte sot rasti me projekt ligjin per Trepcen, qe e bene ate ndermarrje shteterore. Duhet te kthejme shpresen se ne Kosove mund te jetohet, qe te ndalim ikjen e te rinjve nga Kosova. Ne Ministrine e Financave do te koordinohemi ngushte me kolegen time znj.Bajrami nga Ministria e Tregtise dhe Industrise per te krijuar ambientin e nevojshem per zhvillim te sektorit privat. Do te kerkojme bashkerendim te aktiviteteve me resoret e tjere te Qeverise, sic eshte Ministria e Drejtesise dhe ministrite e tjera, si dhe me gjyqesorin, qe te rritet efikasiteti i trajtimit te lendeve te natyres ekonomike. Do te involvojme komunat qe ato te luajne rol te rendesishem ne plotesimin e kushteve qe kerkohen nga investitoret. Ministri i Punes, z.Abrashi, po punon intenzivisht qe te arrijme marreveshje me vendet e BE-se per punesim te perkohshem te punetoreve tane ne menyre te organizuar.

Artikulli paraprakInvestitori që u pengua të punësojë 400 punëtorë në Kosovë
Artikulli tjetërBanka zvicerane lejon që euro të bije në krahasim me frangën