Ministri i financave të Venezuelës deklaroi se Arabia Saudite dhe Venezuela kanë arritur akord për ringjalljen e çmimit të naftës.
Sipas në njoftimi të agjencisë Spotnik të Rusisë, Rodolfo Marko Tores pas takimit që Nikolas Maduro president i Venezuelës pati me ministrin saudit të naftës Ali Naimi, deklaroi: takimet e nivelit të lartë me funksionarët e Arabisë Saudite kanë qenë të frytshme dhe është arritur marrëveshja për të bashkëpunuar në ringjalljen e çmimit të naftës. Aktualisht presidenti i Venezuelës Maduro po bën përpjekje të shumta për të ulur kuotën e prodhimit të naftës dhe pas vizitave në Arabinë Saudite dhe në Iran, ai do të kryejë vizita në Katar dhe në Algjeri. Dje në darkë Maduro në Arabinë Saudite është takuar me këshilltarin e mbretit z. Magren Ben Abdul’aziz dhe përfaqësues special i princit pretendent për fronin në Arabinë Saudite.