Përmirsimi i njerëzve në përgjithësi qëndron në përmirsimin e udhëheqësve. Udhëheqësiit e prishur dhe të korruptuar i prishin dhe i bëjnë të prishur dhe të korruptuar njerëzit në përgjithësi. Na ka lajmëruar Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) se prej shenjave të Kijametit është kur do t’i udhëheqin punët udhëheqësit mendjelehtë të cilat nuk udhëzohen me Kur’an dhe as me Sunet dhe as nuk ju bën dobi këshilla.
Transmetohet prej Xhabirit (radijAll-llahu anhu) se Pejgamberi i ka thënë Ka’b bin Uxhres: “All-llahu të ruajt prej udhëheqësisë mendjelehtë … o Ka’b” Ai (Ka’bi) tha: “Po çka është udhëheqësi mendjelehtë o i Dërguar i All-llahut?” Pejgamberi u përgjgj dhe tha: “Udhëheqës që do të vijnë pas meje të cilët nuk do të udhëzohen me udhëzimin tim dhe nuk kapen për Sunetin tim. Kush beson në gënjeshtrat e tyre dhe i ndihmon ata në padrejtësinë e tyre, atëherë ata nuk janë prej meje dhe as unë nuk jam prej tyre dhe as që do të vijnë te Haudi (burim uji në Ahiret). Ndërsa kush nuk beson në gënjeshtrat e tyre dhe nuk ju ndihmon atyre në padrejtësinë e tyre, ata janë prej meje dhe unë jam prej tyre dhe mu ata do të vijnë te burimi im. O Ka’b bin Uxhreh… agjërimi është mburojë, ndërsa sadakaja(lëmosha) e shuan mëkatin, ndërsa namazi është argument. O Ka’b bin Uxhreh nuk do të hyjë në Xhenet ai mish që është rritur me haram-asnjëherë, Zjarri është më primarë për atë.” (Transmeton Ahmedi)
Mendjelehtë është ai që e ka mendjen e cekët dhe nuk logjikon siç duhet. Mendjelehti nuk mund t’i rregulloj punët e veta dhe lëre më që t’i rregulloj punët e të tjerëve.
Ka ardhur në një hadith tjetër se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk bëhet Kijameti përderisa çdo fis të udhëhiqet prej munafikut të vet”. Munafiku ka pak ose aspak iman dhe nuk ka frikë All-llahun, ata (munafikët) shumë gënjejnë dhe kanë injorancë të madhe…
Kur këta njerëz me këta ciësi që i përmendëm më lartë, arrijnë që të bëhen mbretër të njerëzve dhe udhëheqës e kryetarë, atëherë kjo do të reflektohet në gjendjen e përgjithshme. Ai që e flet të vërtetën i thuhet gënjeshtarë, ndërsa gënjeshtarit i besohet, poashtu tradhëtarit i thuhet besnik, ndërsa besnikut i thuhet tradhëtarë. Do të flet injoranti dhe do të hesht i dituri.
Thotë esh Sha’bi: “Nuk bëhet Kijameti derisa të bëhet dituria injorancë dhe injoranca dituri”.
Poashtu transmetohet prej Abdullah ibn Amr se Pejgamberi ka thënë: “Me të vërtetë prej shenjave të Kijametit janë se nënçmohen më të zgjedhurit ndërsa çohen dhe vlerësohen më të këqinjtë”. (Transmeton el Hakim në el Mustedrek)
Autor: Muhamed el Arifi
Përktheu: Enis Arifi