Ekzistojnë kritere të ndryshme për klasifikimin e punëve bankare, por kriteret më të rëndësishme janë:
a) sipas bilancit analitik,
b) sipas parimit funksional dhe
c) sipas afatit.
a) Ndarja e punëve bankare sipas bilancit analatik- është bërë varesisht nga pozita e një pune bankare në bilancin e bankës, përkatësisht varësisht nga ajo se, në një punë të caktuar, a paraqitet banka si debitore, apo vetëm si ndërmjetësuese.
Kjo është ndarja më e vjetër e punëve bankare dhe njëkohësisht edhe ndarja që përdoret më së shpeshti. Sipas këtij kriteri, punët bankare ndahen në :
-punët bankare passive,
-punët bankare aktive dhe
-punët bankare neutrale (ndërmjetësuese)
b) Ndarja e punëve bankare sipas parimit funksional –është e kohës më të re dhe I përgjigjet më mirë afarizmit banker të sotëm, i cili është gjithnë e më i ndërlikuar. Sipas parimit funksional, punët bankare mund të ndahen në:
-punët e koncentrimit dhe mobilizimit të mjeteve monetare
–punët e kreditimit
-punët ndërmjetësuese- komisionare,
-punët vetjake dhe
-punët administrative-kontrolluese dhe administrative planifikuese
c) Ndarja e punëve bankare sipas afatit – Kjo ndarje e punëve bankare është shumë e rëndësishme për politikën afariste dhe kreditore të bankës, e cila më tutje varet nga ecuritë financiare në tregun e parave dhe të kapitalit.
Sipas afatit, punët bankare mund të ndahen në :
–punët bankare me afat të shkurter dhe
-punët bankare me afat të gjatë.
studentet.mk