Papunësia dhe Zekati

Papunsia është një sindrom i rëndë ekonomikë i cili reflekton në vlerat , doket , traditat dhe jetën e individëve dhe shoqërisë. Ajo afër vetës ngërthen edhe një numër të madh të dukurive të skajshme të ndaluara ligjërisht dhe fetarisht që kanë aspektin e dogmatimit të mendjes ndaj histerisë së zemrës.

Sipas fjalorit elektronik më papunsinë nënkuptojmë:” Mungesa e punës për punëtorët ose për punonjësit në vendet kapitaliste e revizioniste; pamundësia e tyre për të gjetur punë në këto vende; gjendja e njerëzve të papunë; të qenët e shumë njerëzve pa punë në një vend kapitalist a revizionist.”

Papunsia është ana e errët e ekonomisë së vendeve e cila pasqyron një segment të devijuar dhe të monostrukturuar nën kornizat e shteteve të botës së tretë. Ajo ka nivelizuar një grumbuj shtetesh në këtë kategori duke frikësuar një numër të madh familjesh , individësh dhe shtetesh për një ardhmëri të errët dhe të ngathët. Ideologjia e sherrit e mbjellur thellë nën kornizat e politikës dhe korrupcionit nxitë një degradim të këtillë shoqërorë që afron drejtë pasojave të panumërta jo të drejta.

Numri i të papunsuarve në botë edhe përskaj zhvillimit ekonomik edhe në vitin 2006 ka mbetur njejtë 195,2 milion njerëz , fakt ky i shpalosur nga raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Numri i të punsuarve më të vjetër se 15 vjet në fund të vitit 2006 ka arritur në 2,9 milijard njerëz , por numri i të papunsuarve në rangun botëror nuk është ndryshuar dhe ka mbetur në 6.3 %.

Puntorët e varfur shumë pak i kanë ndier pasojat e rritjes dhe zhvillimit ekonomik botëror , ndërsa 1,37 milion punëtor ektremisht të varfur jetojnë me dy dollarë në ditë , theksohet në raportin.

Rritja dhjetëvjecare , gjithashtu ka pasur rrolë të madh në ekonominë globale , mirëpo dobi më të madhe nga ajo kanë pasur vetëm disa shtete më të zhvilluara. Nga ana tjetër , një rritje e këtillë ekonomike nuk d.t.th. se do të ulë papunsinë , theksojnë ekspertët.
Në dhjetëvjetëshin e fundit është pritur një rritje ekonomike , por kjo nuk ka ndodhë në segmentin e punësimeve në botë.

Produktiviteti botëror është rritur për 26 % , ndërsa punësimi në botë 16,6 %.
Papunsia më së shumti i prek të rinjtë . 86,3 milion njerëz të rinjë në moshën 18-24 vjecare nuk kanë punë. Ky numër përfaqëson 44 përqind nga shuma e përgjitshme e të papunëve në rruzullin tokësor.Megjithëate në tregun e punës dukshëm është shfaqur dallimi ndërmjet gjinive . Në vitin 2006 , vetëm 48,9 % vajza më të vjetra se 15 vjet ishin të punsuara, ndërsa të meshkujt kjo përqindje ka arritur në 74%.

Për herë të parë enti për punësim është rritur në sektorin e bujqësisë, e cila bëhet sektori i parë sipas numrit të të punsuarve në botë.

Sipas të dhënave të raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, shkalla e papunsisë nga 12,2 % është më e madhja në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore , menjëher pas tyre vjen Afrika Subkontinentale me 8,9 % njerëz të papunë. Bash në këtë teritor jetojnë pjesa më e madhe e njerëzve papunë në rruzullin tokësor.

Organizata Ndërkombëtare e Punës thekson se në periudhën 2001-2006 numri i punëtorëve që jetojnë në pragun e ekzistencës me 1 dollar në ditë , në gjithë botën është ulur , përvec Afrikës Subkontinentale , ku është rritur në 14 milion njerëz. Në Amerikën Latine, Karaibet , Lindjen e Afërt dhe Afrikën e Veriut numri i puntorëve të varfur ka mbetur i njejtë.

Bota islame në valën e papunsisë është zhytur thellë që kapërcen cdo normë normale që mund të duket si e arsyeshme për një trend ekonomikë në një vend.
Tragjedia e ummetit islam është se potencialet e tij- krahas shumicës , madhësisë dhe lloj-llojshmërisë së tyre- janë të asgjëruara. Me asgjësimin e tyre , nuk kam për qëllim paralizimin total , por paralizimin e pjesërishëm; gjegjësisht , ai nuk vepron me të gjitha fuqitë e tij , që të mund ta kompensojë atë që e lëshoi në epokat e gjumit dhe letargjisë , dhe që t`i bashkangjitet anijës së zhvillimit botëror. Kjo gjë ia imponon atij që t`i dyfishojë përpjekjet dhe të shpeshtojë kontributet. Por , ummeti ynë nuk punon me gjysmën e potencialit të vet , e as me një të katërtën , as me një të pestën , e as më një të dhjetën; gjëja më e lirë për të është koha , gjëja më e rëndë është puna , kurse pasuria me vlerë më të ulët është njeriu!!! Këto dukuri dhe fatkeqësi në ummetin islam fatkeqësisht janë paralizime të frikshme që ende nuk guxojmë t`i absorbojmë nën analet logjike të sistemimit të punës.

Është shumë vështirë që në zona të jopunës dhe joefikasitetit të resurseve natyrore të kontrollosh , anticitaposh dhe të rindërtosh një logjikë të punës , ndërsa ende më vështirë është kur resurset natyrore ekzistojnë më bollëk sic është rasti me Ummetin Islam , porse paralizimi i fuqisë puntore dhe dhuna ekonomike ka hasur në përmasa të frikshme në shoqëri.

Sipas Enciklopedisë Britaneze më papunsinë nënkuptojmë:” Gjendja kur individi është në fazë të kërkimit të punës , por nuk është në mundësi që ta gjejë atë punë që e kërkon.”
Papunsia është një dukuri që mund të zgjidhet në forma të ndryshme përmes investimeve të drejtëpërdrejta dhe ato indirekte. Porse investimet e mërgatës muslimane në vend janë një formë mjaft e favorshme e zbutjes së kësaj sëmundje të rëndë ekonomike.

Paratë e mërgimëtarëve janë infuzioni më i efektshëm që i jepet ekonomisë së vendit, përmes konsumit dhe investimeve në forma të ndryshme, indirekte, si dhe shpenzimeve qeveritare, përmes taksave jo të drejtëpërdrejta. Porse efekti i mërgimëtarëve nuk do të ishte edhe aq i efektshëm nëse do të kishim parasysh se shumica e atyre mjeteve harxhohen në njërin llojë të industrisë , ose edhe në një degë të caktuar të ekonomisë.

Industria e ushqimeve dhe dega e Turizmit lulëzojnë gjatë ardhjes së kësaj freskie nga jashtë , por kjo është vetëm sezonale , jo shumë efektive dhe mjaft e cekët gjatë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomikë dhe sulmimit të papunsisë. Neve na intereson një punsim i sigurtë dhe mirëqenie e lartë ekonomike për një periudhë shumëvjecare dhe jo vetëm për një ekonomi të cekët sezona –sezona që do të shëndërronte shumicën e bizneseve të vendeve muslimane vetëm në një kontinjere të ndërtuara artificialisht dhe përkohësisht si në vend të huaj edhe pse në truallin e babait ose tonin. Metologjia islame e zgjidhjes së papunsisë është shumë efektive dhe reale për këto trende bashkëkohore që ndodhin në rruzullin tokësor. Ajo përmes parimeve të saja afron njeriun drejtë konceptit të ndihmës së përhershme dhe kreativitetit ekonomikë në cdo segment të lejuar dhe ligjëruar. Një prej parametrave të Islamit drejtë zgjidhjes së problemit të papunsisë në rruzullin tokësor është edhe Zekati , shtylla islame që është një institucion i ndihmimit të të varfurve dhe sulmimit të pasigurisë ekonomike në të gjitha pjesët e rruzullit tokësor.

Mr.Bashkim Aliu rreth këtij segmenti ekonomikë islam ndërmjet tjerash thekson:” Zekati është një prej shtyllave të Islamit sikur që e potencon qartë hadithi i të Dërguarit të All-llahut :” Islami ngritet mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i Dërguar i All-llahut , falja e namazit , dhënia e zekatit , agjërimi i Ramazanit dhe haxhxhi për ata që kanë mundsi.” Obligueshmëria e zekatit në Islam është cështje e pranuar me koncenzus dhe nuk paraqet kurrëfarë problemi , po ashtu kjo dispozitë islame është e qartë edhe në detajet tjera juridike të këtij obligimi fetar.

….Përmes këtij obligimi fetar , shpëtohen njerëzit nga skamja e thellë , nga sëmundjet shpirtërore që mund të pasojnë si rezultat i varfërisë , nënshtrimit dhe i shtrirjes së dorës para njerëzve të cilët mund ta keqpërdorin pozitën e këtillë , e bëjnë atë falëminderues , mirënjohës ndaj pasanikëve dhe e zbrapsin nga shumë veprime të mbrapshta të cilat si zakonisht i bëjnë personat të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike. Nga ana tjetër dobia e zekatit reflektohet edhe në planin më të gjërë shoqëror , sepse zekati synon shpëtimin e shoqërisë nga papunsia , korrupsioni , vjedhja , degjenerimi moral si rezultat i varfërisë etj. Përmes menaxhimit të qëlluar të zekatit , jo vetëm që shpëtohen të varfurit nga skamja , por bëhet edhe aftësimi i tyre për kryerjen e punëve të ndryshme në shoqëri , dhe njëkohësisht hapen vende të reja të punës. “

Pra zekati ka një rrol të rëndësishëm në ekonominë islame në vecanti si dhe në ekonominë botërore në përgjithësi. Sikur ajo të jepej me rregull nga ana e antarëve të fesë islame sigurt papunsia do të zhdukej nga faqja e dheut. Omer ibën Abdulazizi arriti që për tre vite ta zhdukë papunsinë e komplet hilafetit islam , si mendoni që e arrit këtë? Ai urdhëroi mëkëmbësit e tij që banorët e këtij vendi të bëhen më musliman dhe të praktikojnë parimet islame. Sulmoi ashpër korrupcionin , dhunën ekonomike dhe padrejtësitë e ndryshme tregëtare. Njëashtu sulmoi ashpër edhe mos dhënësit e zekatit. Rezultati i gjithë kësaj ishte se pas tre viteve nuk kishte person në hilafetin islam që të ketë të drejtë në marrjen e zekatit.

Në cfarë forma zekati mund të zhdukë papunsinë?

1.Investimi i mjeteve të zekatit në arsim- Nxjerrja e kuadrove të kualifikuara për punë dhe me një logjikë kreative ekonomike do të bënte bum në shoqëritë që janë në zhvillim e sipër. Në arsim fitohen njohuri , vizione dhe pikëpamje të reja për shoqërinë dhe ekonominë në vecanti , aty nxitet logjika e sipërmarrjes ekonomike në vende prej nga vijnë ato që mësojnë. Qëndrat arsimore mbledhin afër vetes një grumbull të rinjshë dhe të rejash ambicioz të cilët priren nga logjika e epërsisë ndaj kafshëve , por edhe e butësisë dhe mirësjelljes ndaj tyre. Është një parabolë e vizatuar si një segmentim i ri politiko-ekonomikë. Në segmentin ekonomikë një person i shkolluar do të jetë më i kualifikuar për punë dhe do të ketë shansa plus për punsim , njëashtu edhe kërkesa e tij për të mirat inferiore do të jetë e moderuar dhe jo e përsiatur si një domosdoshmëri kohe.

2. Investimi i mjeteve të zekatit në logjikën e sipërmarrjes- Mund të ju duket i cuditshëm ky konstatim i imi. Porse është e vërtetë nëse i analizojmë rrethet dhe shtëpitë tona në vendet tona Ballkanike vecanërisht dhe atyre të botës islame në përgjithësi. Të krijosh logjikën e sipërmarrjes në një familje është njëra prej parametrave primar të suksesit ekonomikë të një vendi. Kemi shumë rrobaqepëse që punën e bëjnë në formë të paorganizuar duke mos njohur rregullat e tregut dhe duke shpresuar në ndihmën e All-llahut xh.sh. Sikur tek ato rrobaqepëse të krijonim logjikën e sipërmarrjes , sikur t`i trajnonim në njohjen e politikave fiskale dhe formën e buxhetimit të organizatës , dhe sikur t`i bashkonim më shumë rrobaqepëse në një vend atëherë vëllimi i prodhimit do të shtohej , do të linde nevoja e sektorëve të ndryshëm ekonomikë , do të zhvillohej një segment i jetës ekonomike të njerëzve.

3.Investimi i mjeteve të zekatit në ekonomi- Për këtë segment kemi folur edhe në trajtesat tjera shkencore , por do të ndajmë edhe dy- tre alternativa të mundshme të zhvillimit ekonomikë. Nëse bëjmë një paralelizëm ndërmjet këtyre segmenteve që cekëm , do të investonim në arsim , këndej do të krijonim shoqëri më një logjikë sipërmarrëse dhe në fund të investonim në ekonomi , jeta jonë e përgjithshme do të ishte e qetë dhe e modeluar jashta konceptit papunsi. Padyshim se personat që do të kualifikoheshin nga ana e institucioneve arsimore dhe do të përgaditeshin për në treg , do të ishin një sfidë e re për zhvillimin ekonomikë dhe do të rrezikonin pasuritë e tyre në investim ekonomikë në vendet e tyre.
Përfundimisht mund të konstatojmë se zekati është një metodologji që sulmon haptas papunsinë , sikur të aplikohej si duhej në shoqëritë tona , kënaqshmërin dhe efektin e saj do ta ndjenin edhe shoqëritë joislame.

Shkruan: Hamdi Nuhiju
—————————————————-
Literatura e konsultuar:

1. Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam , Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2005
2. Ku Qëndron Problemi? , Dr. Jusuf Kardavi , Shkup 2002
3. Britanika Enciklopediski Recnik vol.7, Skopje 2005
4. Revista Valuta , viti 1 , nr.4
5. Gazeta Biznis , 26 janar 2007
6. Fjalor elektronik shpjegues

EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakQytetarët për çdo vit humbasin afro 50 milionë euro nga mos kërkimi i 1 dhe 2 centë
Artikulli tjetërSistemi i Menaxhimit Islam dhe Zbatimi i tij në shekullin 21