Ballina Artikuj Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja gjatë inflacionit sipas planifikuesve financiarë?

Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja gjatë inflacionit sipas planifikuesve financiarë?

Çmimet për mallrat dhe shërbimet e konsumit, duke përfshirë ushqimin, energjinë dhe strehimin, janë rritur shumë gjatë muajve të fundit dhe sidomos aktualisht. Ndërsa efektet e inflacionit nuk shmangen lehtësisht, disa planifikues financiarë thonë se ka hapa që konsumatorët mund të ndërmarrin për të shmangur efektet më të këqija:

  • Shmangni blerjen e një makine nëse mundeni (shtyrja e një blerjeje të madhe mund të jetë opsioni i duhur tani);
  • Rritni investimet, në vend të llogarive të kursimeve (investimi në një portofol të larmishëm që përfshin investime që do të rriten me inflacionin);
  • Mendoni për blerjen e më shumë ‘perimeve’ (duke zhvendosur atë që blini nga artikujt që ndikohen shumë nga inflacioni, në artikuj që i kanë shpëtuar më të keqes);
  • Shpenzoni më pak, nëse mundeni (kjo është një kohë e mirë për të rishqyrtuar shpenzimet tuaja të përgjithshme sidomos ato mujore ose abonime të ndryshme). /Fortune/
Artikulli paraprakBankat fituan mbi 30 milionë euro vetëm nga Janari deri në Mars
Artikulli tjetërKeni marrë një ofertë pune? Tani është koha për të negociuar