Pushtimi rus i Ukrainës, i cili vazhdon prej një jave tashmë, nuk mund të vinte pa pasoja ndaj Rusisë. Vendet perëndimore kanë ndërmarrë sanksione për të ndëshkuar sulmin ushtarak të Kremlinit ndaj ukrainasve.
Ndërkohë, shumë kompani gjigante, të ndodhura dhe para presionit publik për të ndërmarrë masa duket se kanë ndërprerë marrëdhëniet me Rusinë. Kompanitë, të cilat operojnë, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe ato tregtare, kinematografike, muzikore, platforma të rrjeteve sociale, por edhe shumë të tjera, janë distancuar nga Rusia me qëllim për ta dënuar vendin për sulmin ndaj Ukrainës. Ja cilat janë këto kompani:
FORD
Ford njoftoi se reklama e radhës në Rusi është pezulluar deri në njoftim të dytë.
NIKE
Gjithashtu ka ndaluar shitjen e produkteve online në ëebsite-in e tyre në Rusi.
APPLE
Ndaloi shitjet e produkteve në Rusi, për të treguar mbështetjen nga Ukrainës.
DELL
Ka ndaluar shitjet e produkteve të tij në Rusi.
IKEA
Po ndalon përkohësisht operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, me rreth 17 dyqane aktivë.
SPOTIFY
Mbylli zyrat e saj në Rusi dhe ndoqi shembullin e Google dhe Apple, duke hequr gjithë përmbajtje ruse nga platforma e saj.
H&M
Gjiganti i veshjeve tha të Mërkurën se dyqanet e tij në Ukrainë janë mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, kurse në Rusi shitjet kanë ndaluar.
NETFLIX
Ka pezulluar produksionin dhe blerjen e 4 projekteve ruse.
HONDA
Gjithashtu ka pezulluar eksportin e makinave dhe motorrëve në Rusi, pasi hasën probleme me dërgesat dhe pagesat.
ADIDAS
Njoftoi të Martën se ka pezulluar bashkëpunimin me Russian Football Union, në mënyrë të menjëhershme.
THE WALT DISNEY
Kjo kompani që ka në pronësi “Marvel Studios”, “20th Century Studios”, “Pixar”, etj, deklaroi se për momentin ka ndaluar publikimin e çdo shfaqeje teatrale, apo filmi në Rusi.
AIRBNB
Tha se do të sigurojë strehim falas për më shumë se 100,000 refugjatë që janë larguar nga Ukraina pas sulmit rus.
GOOGLE, FACEBOOK, TWITTER, YOUTUBE
Gjithashtu kanë ndaluar reklamat dhe përmbajtjen ruse në platformat e tyre.