Çfarë është Zekati? – Artikull në “The Conversation”

Muslimanët e shohin pasurinë si një dhuratë dhe një privilegj hyjnor. Kur’ani i nxit individët që të ndajnë pasurinë dhe të ardhurat e tyre me ata që kanë të ardhura më të vogla. Lëmosha (zekati) është një nga pesë shtyllat e Islamit – një praktikë themelore brenda besimit.

Mënyra kryesore e dhënjes në islam është përmes Zekatit, i cili është dhurimi i detyrueshëm vjetor prej 2.5% të pasurisë neto të dikujt. Islami kërkon që të gjithë të rriturit t’ua japin të tjerëve atë të cilën e kanë me bollëk.

Përveç kësaj, muslimanët mund të ndihmojnë të tjerët përmes praktikave të tjera bamirëse si sadakaja, e cila përmendet në Kur’an. Sadaka është çdo dhënie shtesë që mund t’i shërbejë këtij qëllimi për të ndihmuar të tjerët.

Pse Zekati ka rëndësi?

Muslimanët amerikanë përbëjnë rreth 1% të popullsisë së përgjithshme dhe të ardhurat e tyre mesatare janë përgjithësisht më të ulëta se jomuslimanët. Por për shkak të dhënjes së zekatit dhe praktikave të tjera, muslimanët dhurojnë më shumë për bamirësi sesa të tjerët.

Këto dhurata bamirëse mund të investohen për përfitimin afatgjatë të komunitetit. Shumica e xhamive kryesore të botës muslimane financohen nga dhurimet shekullore, të njohura si awkaf. Këto dhurime bënë të mundër të themelohen shërbime arsimore dhe sociale për komunitetet e tyre shumë përpara formimit të shteteve kombëtare moderne.

Një akt dashamirësie

Qëllimi përfundimtar tokësor i Islamit është vendosja e drejtësisë për të gjithë. Bamirësia, pra, ka të bëjë më shumë sesa thjesht të japësh para.

Dhënie një herë për të ndihmuar të tjerët – si vullnetarizmi, kujdesi ose një akt dashamirësie – mund të jetë gjithashtu një formë bamirësie.

Kur’ani e përshkruan bamirësinë si një “hua të bukur” dhe e krahason dhënien e një dhurimi “me një kokërr (misër); të cilës i dalin shtatë kallinj dhe çdo kalli ka njëqind kokrra”.

Muslimanët besojnë se bamirësia i sjell dobi dhënësit, marrësit dhe publikut. Mbi të gjitha, ajo nderon urdhërimin hyjnor për të ndihmuar ata në nevojë.

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakPozita e re drejtuese e punës e cila po kërkohet
Artikulli tjetërKushdo ka diçka të shenjtë