Ballina Lajme Shqipëria ka borxhin më të lartë publik në rajon

Shqipëria ka borxhin më të lartë publik në rajon

Shqipëria ka borxhin më të lartë publik në rajon.

Të dhënat e krahasuara të publikuara nga BERZH dhe Komisioni Europian tregojnë se vendet e Ballkanit e kanë këtë tregues më të ulët se Shqipëria. Hungaria është shteti i vetëm në Europën Qendrore e Lindore, që ka një nivel prej gati 80% të PBB-së. Serbia pritet që të ketë një rritje të lartë të borxhit publik, e parashikuara në 68.8% në 2014-n dhe 71.1% në 2015. Për Maqedoninë, borxhi pritet të rritet në mënyrë të moderuar në 39% në 2015-n, nga 36.1% në fund të 2013-s. Për Malin e Zi, ky tregues do të shkojë në rreth 60% të PBB-së në 2015, nga 56.5% që është pritshmëria për 2013-n. Borxhi shqiptar nuk pritet të reduktohet, të paktën për një periudhë afatmesme. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pohuar në raportin e tij të fundit rajonal, se ai mund të arrijë deri në 83% të PBB-së deri në 2013-n. Shqipëria ka gjithashtu dhe kreditë më të larta në rajon, në gati 25% të totalit.

Artikulli paraprak“Hallalli” hap dyert e prodhimeve nga Maqedonia në Irak
Artikulli tjetër13 milionë franga është roga më e madhe në Zvicër