Muslimanët që jetojnë në Belgjikë do të apelojnë ndalimin e vendit të therjes së kafshëve hallall duke e çuar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR).
“Ekzekutivi belg musliman dhe Këshilli Koordinues i Institucioneve Islamike të Belgjikës do të kundërshtojnë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg ndalimin e vendosur nga qeveria belge për ritualin e therjes”, shkruajnë dy organizatat në një deklaratë për shtyp.
Kjo masë vjen pasi Gjykata Kushtetuese belge miratoi ndalimin e therjes në tetor.
Në vitin 2019, legjislacioni i ri për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve hyri në fuqi në rajonet e Walloonia dhe Flanders të vendit.
Ligji ndalonte therjen nga ritet tradicionale muslimane dhe çifute, duke i kërkuar kasapëve të trullosin kafshët përpara se t’i presin.
Organizatat muslimane dhe ato çifute e kundërshtuan projektligjin, duke argumentuar se ndalimi i therjes është kundër lirisë së fesë, por gjykata e lartë belge hodhi poshtë ankesën e tyre.
Komuniteti Musliman ka vendosur ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
“Në fund të fundit, shteti i së drejtës nuk duhet t’i dorëzohet presionit politik dhe social të lëvizjeve populiste në rritje që luftojnë një betejë simbolike kundër pakicave të cenueshme në të gjithë Evropën,” shkruajnë organizatat.
“Teknikat aktuale të therjes fetare përbëjnë një alternativë të plotë për kafshët dhe janë plotësisht në përputhje me kërkesat e shëndetit publik, sigurisë ushqimore dhe mirëqenies së kafshëve,” shpjeguan shoqatat.
“Detyrimi, nga ana tjetër, është vetëm një masë simbolike emocionale, e cila thjesht shërben në dëm të pakicave fetare, për të qetësuar ndërgjegjen e konsumatorit mesatar dhe për të errësuar realitetin se kafshët rriten si objekte konsumi në mega-stalla industriale,” shtuajnë ata./Anadolu Agency/
Përktheu: EKONOMIA ISLAME