B2B mund të prëshkruhet në forma të ndryshme mvarësisht se në cilat karakteristika jemi fokusuar. Këtu studijojmë veti të ndryshme me të cilat tregtia elektronike mund të karakterizohet.
Llojet e transakcioneve
B2b transakcionet janë të dy llojeve:
- Blerje e rastit (spot buying)
- Burime strategjike (strategjik sources)
“Blerjet e rastit referojnë në blerjen e produktve dhe shërbimeve ashtu siq janë apo kur janë të nevojshme,zuakonisht në tregje me qmime të privilegjuara”
Blerësit dhe shitësit mund as që të mos e njohin njëri tjetrin. Në të kundërtën lloji i burimit strtegjik involvon blerje të bazuara në kontrata affatgjate.
“Blerjet e bazura në burimet strategjike involvojnë kontrata afatgjate të cilat zakonisht janë të bazuara në negociata private në mes të shitësve dhe blerësve”
Burimet strategjike mund të përkrahen në mënyrë më efikase nëpërmjet online negociatave ndërmjet shitësve dhe blerësve, të cilat mund ët kryhen në berza private ose nëdhoma private.
Llojet e materialeve të shkëmbyera
Dy lloje të materialeve dhe furnizimeve shkëmbehen në B2B:
- Materiale direkte
- Materiale indirekte
“Materialet direkte janë materiale të cilat përdoren në pregaditjen produkteve”
Karakteristikë e materialeve direkte është se përdorimi i tyre është i planifikuar. Ata zakonisht nuk janë produkte të imta (të cilat mund të vendosen në rafte) dhe ata zakonisht porositen në një numër të madh pas negociatave të gjata dhe kontraktimit.
“Materialet indirekte janë pjesë të cilat e përkrahin procesin e prodhimit”
Ato zakonisht përdoren për aktivitete të mirmbajtjes, reparimit dhe operacionale (MRO-maintence, repair, and operation)
Mardhëniet në zingjiret e furnizuesve në B2B
Në llojet e B2B transakcioneve të ndryshme, aktivitetet biznesore kryhen përgjat zingjireve të furnizimit të kompanive. Procesi i zingjirit përmban një numër të proceseve dhe regullave të mbrendshme. Kjo procedurë përbëhet prej këtyre hapave:
- pranimii materialit nga furnizuesi
- procesimi i produktit ose shërbimit
- paketimi i tij
- dërgimi ose vendosja e tij tek distributorët dhe tek shitësit me pakicë.
Procesi mbaron me blerjen eventuale të produktit nga konsumatori i fundit. B2B mund që të e bëjë furnizimin më e fikas edhe efektiv ose ai mund të e ndryshojë mënyrën e furnizimit tërësisht duke larguar një ose më shumë ndërmjetsues.
Historikisht, shumë procese dhe segmente të furinizimit kanë qenë të administruara nëpërmjet transakcioneve duke e prëdorur letrën. B2B aplikacionet janë të ofruara online, që do të thotë se ata mund të shrëbejnë si zingjir furnizimi e cila ofron përparsitë e qarta konkuruese.
Menaxhmenti i furnizimit trajton koordinimin e gjeneratës së kërkesave, marjes së kërkesave dhe distribuimit.
Hoffman et. Al. (2002) duke shikuar në efektet e llojeve të ndryshem të B2B të relacioneve të zingjirëve të furnizimit erdhën në përfundim se një B2B treg privat ofron ndërmarje me zingjir furnizimi të fuqishëm dhe aftësi të larta për online bashkpunime. Kjo në bazë do të thotë se sa fuqi kontrolluese dhe negative ka ndërmarja.
Bashkimi në e-tregje publike, nga ana tjetër mundëson biznese me mundësi të mëdha shitëse dhe blerëse, mirëpo do të rezulton me fuqi të vogël furnizimi. Ndërmarjet të cilat zgjedhin ndërmjetsuesit për të bërë blerjen dhe shitjen e tyre do të jenë me fuqi të ulët në aftësitë e blerjes dhe shitjes gjaët furinzimit. Hoffman et.al. (2002) rekomandon e-tregje private që të ketë rezultate efektive në mardhëniet e furnizimit. Arsyeja kryesore që kanë ndërmarjet të bashkëpunojnë është që të e risin bashkëpunimin në zingjirin e tyre furnizues.
Shërbimet virtuele të industrisë në B2B
Shkëmbimi i mallrave ndërmjet bizneseve, gjithashtu mund të bëhet nëpërmjet mediumeve elektronike në B2B. Përveq e-bankimit, sigurimit dhe berzës që mund të bëhen në mënyrë elektrike nga ana e individëve gjithashtu mund të kryhen edhe nga ana e ndërmarjeve. Shërbimet kryesore në B2B janë:
- Shërbimet e udhëtimit dhe zbavitjes
- Pasuri të patundshme
- Shërbime finansiare
- Online berzat
- Online shërbime tjera
Shërbimet e udhëtimit dhe zbavitjes
Shumë ndërmarje i organoizojnë udhëtimet e tyre në mënyrë elektronike nëpërmjet agjentëve të udhëtimit. Për të ndihmuar zvoglmin e hargjimeve ndërmarjet mund të bëjnë përgaditje të cilët ju mundësojnë puntorëve të i planifikojnë dhe rezervojnë udhtimet e tyre online
Pasuri e patundshme
Transakcionet komeciale të pasurive të patundhsme mund të jenë të mëdha dhe komplekkse. Për atë shkak web-i nuk ka mundësi që tërësisht të i zëvendësojë njerëzit të cilët e luajnë rolin e agjentëve. Në të kundërt, web-i mund që të i ndihmojë bizneset që të i gjejë cilësit e duhura, të i krahasoj ata cilësi dhë që të i ndihmojë gjatë negociatave.
Shërbimet finasiare
E-bankimi është një mënyrë më ekonomikë e të kryerit të pagesave biznesore, transferimin e fondeve, ose kryerjen e transakcioneve të tjera. Taksat e transakcioneve nëpërmjet internetit janë më të vogla se sa çdo alterenativë tjetër.
Online berzat
Disa ndërmarje janë investitor të mëdha në akcione. Shërbimet tregtare online janë shumë atraktive për investiorët serioz(korporatat) për shkak se taksat për tregtinë online janë shumë të vogla. Shumë ndërmarje janë të fascionuar nga tregtia online.
Online shërbime tjera
Shërbimet konsultative, ndërmarjet ligjore, organizata shëndetësore dhe shërbime tjera spciale online janë edhe disa shërbime tjera online.
Beneficionet dhe mangësitë e B2B
Definimi i benefiteve të B2B nvaret nga ajo se cili model është i përdorur. Në përgjithsi, benefitet krayesore të B2B janë se ai:
- Krijon mundësi të reja shitjeje
- Eliminon letrat dhe i zvoglon hargjimet administrative
- Shpejton procesimin dhe zvoglon kohën e reciklimit
- Zvoglon kohën për kërkim dhe hargjimet për blerësit për të gjetur prodhues
- Rit produktivitetin për punëdhënësit duke menaxhuar më mirë shitjen dhe blerjen
- Zvoglon gabimet dhe rit kualitetin e shërbimeve
- Bën konifiguracionin e produkteve më të lehtë
- Zvoglon harxhimet e marketingut dhe shitjes
- Zvoglon nivelin dhe hargjimet e inventarit
- Lejon online kataloge të përshtashëm me qmime të ndryshme për konsumatorë të ndryshëm
- Mundësitë për përshtatje masive
- Mundëson shërbim efikas për consumatorët
- Rit shancat për bashkpunim