Inflacioni në 19 vendet anëtare të Eurozonës u rrit në 4.9% në nëntor, duke tejkaluar parashikimet dhe duke bërë presion mbi Bankën Qendrore Europiane për të rishikuar politikën e saj të normave të interesit shumë të ulëta.
Me disa investitorë që reagojnë duke akuzuar BQE-në se ka lejuar që inflacioni të dalë jashtë kontrollit, agjencia europiane e statistikave Eurostat tha se parashikimi i saj i shpejtë i inflacionit në nëntor kishte arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve në 1997, dy vjet përpara se Euro të hidhej në treg.
Çmimet e larta të gazit dhe kostoja e mallrave të importuara u cilësuan shkaktare të rritjes së inflacionit.
Çmimet e energjisë, përfshirë naftën dhe gazin, u rritën me 27% nga nëntori 2020, tha Eurostat, për të rritur normën totale të inflacionit në 4.1% në tetor.
Franca shënoi një rritje të inflacionit prej 3.4%, më e larta në një dekadë, ndërsa në Gjermani, një ndër ekonomitë më të mëdha të bllokut ku çmimet u rritën, norma e inflacionit arriti në 6%. Në Estoni, norma e inflacionit u rrit me 8.4%, ndërsa në Lituani arriti në 9.3%.
Edhe ekonomi të tjera të zhvilluara janë goditur nga presione të ngjashme inflacioniste që prej verës.
Shtetet e Bashkuara regjistruan një normë inflacioni prej 6.2% në tetor, rritja më e madhe 12-mujore që nga viti 1990, ndërsa çmimet vjetore u rritën gjatë së njëjtës periudhë me një mesatare prej 4.2% në Mbretërinë e Bashkuar.
Deri më tani, si shumica e guvernatorëve të bankave qendrore, Christine Lagarde e BQE-së ka këmbëngulur se presionet inflacioniste do të ishin të përkohshme dhe ndoshta do të fillonin të bien në vitin 2022.
Norma bazë e inflacionit të eurozonës, e cila heq artikujt potencialisht të paqëndrueshëm si alkooli, energjia, ushqimi dhe duhani, u rrit gjithashtu në nëntor në një normë vjetore prej 2.6% nga 2%.
Disa analistë thanë se fuqia e rritjes së çmimeve bazë mbi objektivin prej 2% të BQE-së tregoi se norma totale e inflacionit tashmë kishte efekte dytësore nëpërmjet kërkesave më të larta për paga.
Megjithatë, zyrtarët e BQE-së pritet të kenë një pikëpamje më të kujdesshme, duke u frenuar nga njoftimi i ndonjë ndryshimi të madh të politikave ndërkohë që po kryhen teste mbi efektet e variantit më të ri të Covid-19 Omicron.
Nëse varianti do të ndikojë në nivelet e rritjes, atëherë çmimet ashtu si nafta ndoshta do të bien më poshtë, duke lehtësuar normat e inflacionit në mbarë botën.
“Varianti Omicron e ka rritur edhe më tej nivelin e pasigurisë, por tani për tani, ne dyshojmë se do të ketë ndikim mjaft të vogël në inflacion”, tha Jack Allen-Reynolds, ekonomist në Capital Economics. /The Guardian/