6 zakone për të rritur kënaqësinë në punë çdo ditë

 

Në një shkallë nga “keni frikë ta ndizni kompjuterin” tek “e doni aq shumë sa do ta punonit falas”, sa jeni të kënaqur me punën tuaj?

Shpresojmë diku në mes të këtij segmenti ose edhe më shumë, megjithëse ka gjëra praktike që mund të bëni për të rritur kënaqësinë tuaj në punë.

Por, para se të zhyteni në ato zakone që rrisin lumturinë, është e rëndësishme të kuptoni se çfarë ju bën të lumtur me punën tuaj. Shkoni përtej të qenit të shoqërueshëm me kolegët tuaj dhe pëlqimit të detyrave tuaja. Kjo ka të bëjë gjithashtu me nivelin e përgatitjes mendore dhe rendimentit.

 

Çfarë ju bën të kënaqur me punën tuaj?

“Profesionistët që janë të përgatitur mendërisht kanë treguar se kanë kënaqësi më të madhe në punë, sepse ata zakonisht performojnë më mirë për shkak të kësaj përgatitjeje,” tha trajneri i performancës Keith Hodges, i cili trajnon rregullisht atletë profesionistë. “Aftësia për të parë sfidat si një mundësi për rritje, për të menaxhuar shpërqendrimet dhe për t’ju përgjigjur kritikave duke performuar më mirë janë karakteristikat më të mira që të gjithë profesionistët duhet të përpiqen të zotërojnë.”

Më poshtë do të lexoni gjashtë zakone të përditshme për të rritur kënaqësinë në punë.

  1. Praktikoni mirënjohjen

Praktikimi i mirënjohjes çon në kënaqësi më të madhe, pavarësisht nëse fitoni ose humbni, sipas Hodges:

“Jini mirënjohës për mundësinë për të performuar në një nivel të lartë çdo ditë,” tha Hodges. “Jini mirënjohës që jeni pjesë e një organizate sepse jo të gjithë e kanë atë mundësi, veçanërisht pas pandemisë.

  1. Jini konkurrues

“Vendosni objektiva të performancës dhe bëni gjithçka që duhet (etikisht) për t’i arritur ato” tha Hodges. “Individët që janë të dashuruar me këtë proces zakonisht performojnë më mirë në një mjedis profesional dhe atletik”.

Përqafimi i një frymë të shëndetshme konkurruese do të thotë të vendosësh vazhdimisht objektiva dhe të dalësh nga zona e rehatisë për të shmangur kurthin e vetëkënaqësisë. Por mos harroni të festoni arritjet tuaja gjatë rrugëtimit.

  1. Përqafoni dështimin dhe reagimet

“Nuk është e lehtë të dështosh shpesh herë”, tha Hodges. “Shumica e njerëzve do tërhiqeshin dhe nuk do të përpiqeshin për të lehtësuar dhimbjen e dështimit. Është zhgënjyese, veçanërisht kur bëni më të mirën tuaj. Sidoqoftë, nëse vazhdoni të përpiqeni dhe të prisni një rezultat tjetër, me siguri do të keni sukses. ”

Dhe ndërsa kritikat mund t’ju lëndojnë, përdorimi i tyre për t’ju vënë në lëvizje është një strategji që mund t’ju ndihmojë të rriteni profesionalisht.

“Do të duhet disiplinë dhe qëndrueshmëri mendore për të pranuar ndonjëherë kritika të ashpra me një mendje të hapur, ndërsa mbani nën kontroll emocionet tuaja,” tha ai. “Por ata persona që janë në gjendje ta bëjnë këtë rriten më shumë profesionalisht.”

  1. Festoni për të tjerët

Festimi dhe mbështetja e të tjerëve është gjithashtu një zakon i thjeshtë por i fuqishëm për rritjen e kënaqësisë nga puna.

“Të jesh një shok i shkëlqyer skuadre është rëndësishme. Festoni sukseset e të tjerëve sikur të ishin tuajat, ”tha Hodges. “Nëse jeni pjesë e një ekipi të mirë, suksesi i dikujt tjetër është suksesi juaj, sepse të gjithë kanë kontribuar në të.”

  1. Jetoni me integritet

“Ju duhet të shmangni gjithçka që komprometon kodin tuaj etik moral dhe personal, sepse në fund të ditës vetes suaj duhet t’i jepni llogari,” tha Hodges.

Është e rëndësishme të pyesni veten çdo ditë nëse veprimet tuaja në punë janë në përputhje me vlerat tuaja nëse doni të jeni më të përmbushur dhe të kënaqur.

  1. Duhet të keni një vizion afatgjatë

Edhe kur kënaqësia nga puna është në nivel të lartë, do të ketë ditë të këqija. Do të ishte toksike të synosh të jesh gjithmonë i lumtur dhe pozitiv. Të pasurit e një vizioni afatgjatë do t’ju lejojë që të vazhdoni më tej edhe atëherë kur rrugëtimi bëhet i vështirë.

“Do të ketë ditë kur do të pyesni veten, duke menduar nëse jeni të prerë për këtë punë,” thotë Hodges. “Këto janë emocione normale që i kalojmë të gjithë. Do të ketë edhe ditë ku gjërat nuk shkojnë siç duhet edhe kur jeni të përgatitur. Por, ajo që ka rëndësi është se si reagoni përballë vështirësive. Përqendrimi në punë dhe të mos lejoni që emocionet negative të jenë ato që do t’ju udhëheqin, është cilësi e një kampioni, ajo që bën dallimin ndërmjet një profesionisti mesatar në një profesionist elitar”. / The Ladders

Artikulli paraprakKryeekonomisti ngre shqetësimin: Inflacioni mund të arrijë 4% në Britani
Artikulli tjetërFacebook, vlera e kompanisë arrin 1 trilionë dollarë