Cilësimet super të dobishme të fshehura në Gmail

Aplikacioni i Google, Gmail, fsheh një numër mundësish të dobishme, por shpesh të neglizhuara. Ne kemi zgjedhur gjashtë cilësime të cilat mund të jenë të dobishme për ju.

Gmail është pa dyshim një nga shërbimet e postës elektronike më të përdorura në internet. Ky mjet mjaft i përballueshëm është thellësisht i integruar në sistemin e Google dhe u siguron përdoruesve një sërë zgjidhjesh unike teknologjike. Problemi, megjithatë, është se ka aq shumë mundësi sa ato mund të humbin lehtësisht. Për fat të mirë, për ta përdorur Gmail me sukses, nuk keni nevojë për një njohuri gjithëpërfshirëse të të gjitha opsioneve, por vetëm disa cilësime themelore shumë të dobishme. Sipas portalit kroat tportal.hr, këto janë disa prej tyre.

Zgjasni kohën e anulimit

Gmail ofron një opsion anulimi që, si parazgjedhje, i jep përdoruesit pesë sekonda për ta stopuar dërgimin e ndonjë mesazhi. Pesë sekonda, veçanërisht nëse reflekset tuaja nuk janë ana juaj e fortë, nuk është kohë e mjaftueshme, por për fat të mirë Gmail ju lejon të zgjasni afatin deri në 30 sekonda. Për të ndryshuar afatin për ndalimin e dërgimit të mesazheve, shkoni te Settings> See all settings > Undo Send dhe ndryshoni kohën në 30 sekonda.

Aktivizoni konfirmimin e veprimit në pajisjen tuaj mobile

Kur i kontrolloni ose i përgjigjeni mesazheve në telefonin apo tabletin tuaj, ndonjëherë ka gjasa që të prekni me gisht në vendin e gabuar ose ta fshini mesazhin gabimisht. Fatmirësisht, aplikacioni mobil Gmail mund t’ju kërkojë të konfirmoni veprime të caktuara, që do të thotë se do të pranoni një pyetësor të vogël verifikimi përpara se të dërgoni, arkivoni ose fshini. Për të aktivizuar këtë ‘masë sigurie’, futni aplikacionin mobil Gmail, shkoni te Settings > General settings > Action Confirmations dhe zgjidhni konfirmimin për veprimet që janë të rëndësishme për ju.

Aktivizoni çelësin për t’i kthyer mesazhet në të palexuara

Nëse, sikurse shumë të tjerë, e mbani Gmail hapur gjatë gjithë ditës, ekziston një mënyrë e thjeshtë për t’u siguruar që ta merrni një mesazh të ri. Shkoni te Settings > See all settings > Advanced dhe aktivizoni ‘ikonën e mesazhit të palexuar’. Kjo do të krijojë numrin e mesazheve të palexuara në skedën Gmail në shfletues. Kjo është një mënyrë jashtëzakonisht e dobishme për të gjurmuar arritjen e mesazheve të reja pa kaluar domosdoshmërisht nëpër kartën e Gmail.

Përdorni më shumë se një yll

Nëse keni mesazhe të rëndësishme në Gmail, ju me siguri shpesh i shënjoni me shenjën e yllit – por çka nëse keni shumë prej tyre dhe po kërkoni mënyra shtesë për t’i theksuar ato? E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shkoni te Settings> See all settings > Stars dhe të gjeni një shumëllojshmëri yjesh dhe ikonash të tjera që mund t’i shtoni në mesazhet tuaja. Tërhiqni ato që dëshironi prej ‘Not in Use’ u ‘In Use’. Pastaj mund të krijoni një ikonë origjinale ose një nga alternativat duke klikuar në një yll në Gmail.

Dërgoni dhe arkivoni një mesazh me vetëm një klikim

Kur korrespondojmë me dikë përmes postës elektronike, zakonisht nuk i shikojmë mesazhet në bisedë derisa të marrim një mesazh të ri nga ai person. Prandaj, nëse doni të kurseni një klikim nga çdo mesazh që dërgoni, ekziston edhe një mundësi për atë. Shkoni te Settings> See all settings > General dhe aktivizoni “Send and Archive” ose “Send and Archive”. Me këtë mënyrë, klikimi mbi dërgimin e një mesazhi do ta arkivojë/ruajë automatikisht atë bisedë, duke lënë më shumë hapësirë ​​në kutinë hyrëse.

Redakto shkurtesat e tastierës

Shkurteësat në Gmail janë disa nga mjetet më të mira për të kursyer kohë, dhe ju mund (nëse dëshironi) t’i ndryshoni ato në diçka që ju shkon më mirë. Për ti redaktuar shkurtesat, shkoni te Settings > See all settings > Advanced dhe aktivizoni ‘Shortcuts custom keyboard’. Më pas do ti ruani cilësimet duke klikuar në ‘Save changes’ dhe kthehemi te cilësimet bazike, e cila përmban një skedë të re të quajtur ‘Keyboard Shortcuts’.

Atje do të jeni në gjendje ti gjeni shkurtesat ekzistuese për një numër të madh të gjërave që mund të bëni në Gmail. Shumica e tyre tashmë kanë çelësin e tyre, por ju gjithmonë mund ta ndryshoni atë ose ti shtoni deri në dy alternativa. Thjesht sigurohuni që shkurtesat tuaja të mos mbivendosen me ato që tashmë janë atje.  /kallxo/

Artikulli paraprakCertifikata e gjelbër hyn në përdorim në BE deri në fund të qershorit
Artikulli tjetërParatë e imëta nuk po pranohen nga shumica e bizneseve