Eksportet e BE-së shënojnë rënie në janar

Suficiti tregtare i bllokut arrin në 9.9 miliardë dollarë në muajin e parë të vitit 2021

Eksportet e Bashkimit Evropian regjistruan 148.3 miliardë euro (180.9 miliardë dollarë) në janar, me një rënie prej 10.8 për qind në bazë vjetore, tregojnë shifrat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Importet e bllokut gjithashtu ranë me 16.9 për qind në 139.9 miliardë euro, duke çuar në një suficit tregtar prej 8.4 miliardë eurosh, sipas autoritetit statistikor, Eurostat.

Tregtia brenda BE-së u tkurr me 5.4 për qind duke arritur në 244.9 miliardë euro në janar.

Kursi mesatar i këmbimit të euros me dollarin amerikan ishte 1.22.

Kina ishte partneri kryesor tregtar i bllokut në muajin e parë të vitit 2021, me 16.1 miliardë euro importe nga Unioni dhe 33.3 miliardë euro eksporte.

Bilancet tregtare nga vendi në vend treguan se BE-ja pësoi deficitin më të madh me Kinën, gati 17.2 miliardë euro dhe suficitin më të lartë me SHBA-në 13.6 miliardë euro, gjatë të njëjtës periudhë.

Në pjesën e Eurozonës, eksportet jashtë zonës ranë me 11.4 për qind në 163.1 miliardë euro në janar. Bilanci pozitiv tregtar ishte 6.3 miliardë euro.

Eurozona ose ZE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme – euro ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut. /AA/

Artikulli paraprakMALI I ZI NË KËRKIM TË NAFTËS
Artikulli tjetërGjigandi saudit i naftës Aramco raporton rënie të fitimit prej 44 për qind më 2020