Studimi i Harvard: Smart working, punojmë më shumë se sa mendojmë

Smart working, vuajtje dhe kënaqësi. Nëse nuk do të kishte qenë pandemia, nuk do të kishim folur kaq shpesh për smart working. Megjithatë, periudha e vështirë në të cilën po jetojmë ka sjellë si pasojë përshpejtimin e dixhitalizimit të punës, dhe jo vetëm.

Fakti që në Europë, miliona persona u detyruan papritmas të punonin në distancë revolucionarizoi dhe tronditi botën tonë të të punuarit. Në korrik, 48% e të intervistuarve në një sondazh nga agjencia europiane Eurofund, deklaroi se punon tërësisht ose pjesërisht nga shtëpia. Në Belgjikë, Luksemburg, Francë, Spanjë, Danimarkë, Portugali, Irlandë, Qipro dhe Itali, më shumë se gjysma e forcës së punës po punon në smart working.

 

Avantazhe, por mbi të gjitha, disavantazhe

Avantazhet e smart working i kemi parë tashmeë: më shumë elasticitet, më shumë hapësirë për t’iu gëzuar shtëpisë, familjes dhe pasioneve. Por me sa duket, jo të gjithë i kanë shijuar përfitimet. Në lidhje me disavantazhet, duhet të merren masa, së pari, pasi po punojmë më shumë se më parë.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me lodhjen që shkaktohet nga mbledhjet në Zoom, Team, Meet e gjithë platformat e tjera të disponueshme për konferenca online, por për më shumë orë që kalojmë duke punuar në shtëpi, në smart working.

 

Studimi i Harvard: Punohet më gjatë

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Harvardit analizoi email-et dhe takimet e 3.1 milionë personave në 16 qytete të botës dhe zbuloi se personeli në distancë punonte mesatarisht 48.5 minuta më shumë në ditë sesa ata që punojnë në zyrë. Jo vetëm kaq, punonjësit që punojnë nga shtëpia në Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Kanada dhe SHBA mund të qëndrojnë para kompjuterit deri në dy orë më shumë në ditë sesa kur ishin në zyrë.

Të dhënat e hulumtimit tregojnë se personeli që punon në distancë ka dy herë më shumë gjasa se punonjësit që punojnë në zyrë, të kapërcejnë 48 orët punë në javë të BE-së. Gati një e treta e ‘ushtrisë’ në distancë punon në kohën e lirë disa herë në javë, krahasuar me më pak se 5% të të punësuarve.

 

Shkatërrimi i ekuilibrit jetë personale – jetë profesionale

Anna Cox, eksperte në informatikë dhe në ekuilibrin jetë personale – jetë profesionale në University College të Londrës, paralajmëron në Guardian për përkeqësimin e ekuilibrit punë-jetë, i cili ka ardhur kryesisht për shkak të presionit dhe pasigurisë së krijuar nga përdorimi i softuerit të monitorimit të kompanisë.

“Ata ndihen sikur ka një pritshmëri për të qenë gjithnjë në dispozicion. Softueri ka një ndikim të tillë tek punonjësit, veçanërisht tek ata që nuk janë drejtues të rangut të lartë”. Për fat të mirë, këta softuerë nuk janë edhe aq të përhapur te ne, megjithatë mbetet problemi i të qenët i disponueshëm. Dërgimi i një email-i pas orarit të punës nuk është një ide e mirë, por fatkeqësisht është normë në shumë mjedise pune.

 

Akuza e BE dhe e reformatorëve që kërkojnë: më pak punë në smart working

Edhe pse Direktiva e Orarit të Punës në Bashkimin Europian, e prezantuar në 2003, përcakton të periudha të shkurtra ditore dhe javore pushimi dhe ekuilibri jetë profesionale – jetë personale është një nga 20 parimet në Shtyllën Europiane të të Drejtave Sociale, nuk ekziston asnjë e drejtë sipas ligjit të BE për ata që punojnë dixhitalisht për të mos punuar jashtë orarit të punës. Në terma konkretë, gjërat janë të destinuara të ndryshojnë.

Muajin e kaluar, Parlamenti Europian votoi me shumicë dërrmuese pro një rezolute që i kërkon Komisionit Europian të propozojë një ligj që do të lejonte punëtorët dixhitalë të shkëputeshin jashtë orarit të punës. Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë!

Burimi: Vanity Fair

Artikulli paraprakNë prill dalin në shitje celularët Xiaomi të prodhuar në Turqi
Artikulli tjetër”Apple” investon një miliard euro në qendrat gjermane të inxhinierisë