Ankara
SEVGİ CEREN GÖKKOYUN
Ekonomia e Turqisë me performancën e rritjes prej 1.8 për qind në vitin 2020 arriti një shkëputje pozitive në këtë fushë pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), shkruan Anadolu Agency (AA).
Teksa u rendit si vendi i dytë pas Kinës që shënoi rritje në mesin e vendeve të G20 të dhënat e të cilave u deklaruan, Turqia ka tërhequr vëmendjen se ky sukses është arritur pavarësisht tkurrjes në masë të lartë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian të tilla si Gjermania, Franca dhe Holanda me të cilat ka një marrëdhënie intensive tregtare.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë (TÜİK), Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i cili tregoi një rënie të mprehtë në gjysmën e parë të vitit 2020 me kufizimet e aplikuara në kuadër të luftës kundër pandemisë, u llogarit si minus 3.4 për qind për vendet e OECD-së në tremujorin e 4-t.
Në periudhën në fjalë, tkurrja ekonomike ishte 4.8 për qind në BE dhe 5 për qind në Eurozonë.
Në mesin e vendeve të OECD-së, për të cilat u njoftuan të dhënat e rritjeve në tremujorin e 4-t të vitit të kaluar, thuhet se vendet që pësuan tkurrje më shumë në ekonominë e tyre janë Spanja me 9.1 për qind, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria me 7.8 për qind dhe Italia me 6.6 për qind.
Në këtë periudhë ekonomia e SHBA-së shënoi rënie me 2.5 për qind, ekonomia e Francës me 5 për qind ndërsa në Gjermani norma e rritjes së përkohshme u llogarit minus 3.6 për qind.
Sipas të dhënave të përkohshme të Eurostat për ndryshimin vjetor të PBB-së, ekonomia e Spanjës në vitin 2020 u tkurr me 11 për qind, ekonomia e Francës me 8.1 për qind, ekonomia e Gjermanisë me 4.9 për qind dhe ekonomia e Holandës me 3.8 për qind.
Në gjysmën e dytë të 2020 tabloja u kthye mbrapsht
Ekonomia e Turqisë në tremujorin e parë të vitit të kaluar kur ende nuk kishin filluar plotësisht efektet e COVID-19, shënoi rritje me 4.5 për qind.
Në tremujorin e dytë të vitit 2020, ekonomia e vendit u tkurr me 10.3 për qind, për shkak të masave të ndërmarra dhe kufizimeve në muajt prill, maj, qershor pas shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në muajin mars.
Që nga mesi i vitit trendi i rritjes në ekonomi filloi sërish me efektin e procesit të ri të normalizimit. Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar u shënua rritje me 6.3 për qind ndërsa në tremujorin e katërt 5.9 për qind.
Turqia në tremujorin e fundit të 2020 në krye të OECD-së
Në këtë mënyrë ekonomia e Turqisë u rrit me 1.8 për qind vitin e kaluar pavarësisht efekteve negative të COVID-19. Turqia u bë vendi i vetëm që shënoi rritje pozitive me 5.9 për qind në tremujorin e 4-t në mesin e vendeve të OECD-së për të cilat u deklaruan të dhënat e rritjes.
Po ashtu edhe Kina në të cilën filluan të shfaqeshin rastet e para me COVID-19 dhe e cila nuk është anëtare e OECD-së vazhdoi rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë duke shënuar rritje me 6.5 për qind në tremujorin e fundit të 2020 si dhe duke regjistruar 2.3 për qind në performancën e rritjes në të gjithë vitin 2020.
Sipas të dhënave të OECD-së, normat e rritjes në tremujorin e fundit të 2020 të disa vendeve dhe grupeve janë si më poshtë:
Vendi-grupet e vendeve | Norma e rritjes (për qind) |
Turqi | 5,9** |
Izrael | -0,4 |
Japoni | -1,1 |
Norvegji | -1,1 |
Lituani | -1,2 |
Kore e Jugut | -1,3* |
Letoni | -1,6 |
Finlandë | -2,2 |
SHBA | -2,5 |
Suedi | -2,6 |
Sllovaki | -2,7* |
Poloni | -2,8 |
Holandë | -3* |
Danimarkë | -3,1 |
OECD | -3,4 |
Kanada | -3,5* |
Kolumbi | -3,5 |
Gjermani | -3,6* |
Hungari | -4,1 |
Belgjikë | -4,7 |
BE | -4,8 |
Francë | -5 |
Eurozonë | -5 |
Çeki | -5,1 |
Meksikë | -5,2 |
Portugali | -6 |
Itali | -6,6 |
Austri | -7,8 |
Mbretëri e Bashkuar | -7,8 |
Spanjë | -9,1* |
*Vlera e parashikuar ose të dhëna të parakohshme
**Të dhënat e TÜİK