LinkedIn, rrjeti social kushtuar botës së punës, në pronësi të Microsoft, po përgatit një platformë kushtuar vetëm freelance, konkurrente direkte e faqeve si Fiverr dhe Upwork. Sipas faqes The Information, mendohet se do të quhet Marketplaces dhe se do të prezantohet brenda shtatorit.
Shërbimi duhet të përqendrohet, sipas zërave, te profesionet si konsulentë, zhvillues e kontabilistë, sektorë të cilët janë zgjeruar gjatë pandemisë – më shumë se sa punë manuale si hidraulikët apo kopshtarët.
Megjithatë, Marketplace nuk është e vetmja nismë e LinkedIn, i cili aktualisht numëron rreth 740 milionë përdorues të regjistruar – për sektorin, i ashtuquajtur ‘gig economy’, model i bazuar në punë të përkohshme.
Shoqëria po merr në konsideratë edhe një funksion që do t’i lejonte përdoruesit t’i paguante freelance direkt nga LinkedIn, duke shfrytëzuar portofolin dixhital të realizuar nga Microsoft. Kohët e fundit, gjiganti me seli në Redmond ka prezantuar një platformë të quajtur Viva e cila përqendrohet në funksionet e bashkëpunimit dhe zgjidhjet për produktivitetin, me një vështrim të veçantë te smart working, i cili do të jetë gjithnjë e më i përhapur.
Burimi: ANSA