Kalimi në shitblerjet online është e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar në periudhën e pandemisë, për të mos thënë që është fuqizuar.
Të dhënat e kompanisë Adobe sugjerojnë që për shkak të shqetësimeve nga COVID – 19, shitjet online do të ketë një periudhë shkëlqimi të paktën edhe për dy vitet e ardhshme.
Për këdo që kërkon të shfrytëzojë në maksimum këtë sezon festash dhe muajt e ftohtë të dimrit për shitjet dixhitale, këtu janë disa mënyra efektive.
Mësoni “Litarët Dixhitalë”
Bërja e biznesit në internet nuk është e njëjtë me atë që bën fizikisht. Duke nisur që nga përpunimi i pagesave në marketingun dixhital, te zgjedhja e një platforme të tregtisë elektronike, zhvendosja e burimeve në internet; që të gjitha përfshijnë një kurbë të të mësuarit. Fatmirësisht, nuk ka mungesë të burimeve për t’ju ndihmuar të mësoni “litarët dixhitalë”. Materiali “Manuali i Shitjes Etsy” do të ndihmojë të rinjtë me truke dhe këshilla për gjithçka, që nga fotografia e produktit e deri te mënyra si duhet proceduar me transportin. Në eBay, ju mund të përfitoni nga programi Sales School që ofron kurse falas për ritmin tuaj specifik në marketingun dixhital dhe operacionin e biznesit. Shopify gjithashtu përmban një “ëiki” gjithëpërfshirës për “migrimin” e biznesit fizik në atë virtual, si dhe fillimin e shitjes online.
Gjithmonë kujtoni bazat
Çelësat për një fushatë të suksesshme të marketingut janë gjërat themelore, si kuptimi i asaj që klientët dëshirojnë dhe një plan konkret se si të keni sukses. Sigurisht, ka shumë për të mësuar në lidhje me shitjen e produkteve përmes Instagram-it apo Facebook-ut, kundrejt shitjeve në vitrinat e një dyqani,por shumë “sekreteve” të suksesit qëndrojnë të njëjtat. Nuk do të ketë kurrë një aplikacion ose faqe në internet që mund të zëvendësojë vlerën e një produkti ose shërbimi të mirë, ndaj mirësjelljen dhe cilësinë e produkteve, si dhe shpejtësinë dhe korrektësinë në ndërveprim, përpiquni maksimalisht t’i përktheni në shitjet dixhitale, veçanërisht në shitjet festive.
Afrohuni me klientët
Kini parasysh që në shitjet online, ju mbase nuk i njihni ndjekësit tuaj, por ata, duke parë postimet që bëni dhe ato që shkruani, krijojnë një ndjenjë “familjarizimi” me ju. Kjo do të thotë që kontekti që ju ngarkoni në platformat tuaja online, nuk duhet të jetë një kontent pa emocion, ose thënë ndryshe, i thatë. Materialet që postoni duhet të kenë sensin e empatizë me klientët. Kjo kryhet duke qenë të vëmendshëm me zhvillimet e fundit. Për shembull, në rast se ju doni të shisni një pemë të festave të fundvitit, nuk mjafton vetëm një foto dhe një çmim i mirë. Kujdesuni që të lidhni dhuratën me situatën aktuale, ku mund të shkruani një dixhiturë të natyrës “Për festat, që këtë vit janë më të mirëpritura se kurrë”, duke treguar se ju jeni një me të gjithë, e se jeni të vetëdijshëm për nevojat e çfarëdolloj natyre, të konsumatorit përballë.