BE-së regjistroi suficit prej 75,6 miliardë eurosh në tremujorin e tretë të vitit 2020

Sipas Eurostatit, suficiti i llogarisë rrjedhëse të BE-së ishte 2,2 për qind të PBB-së në periudhën korrik-shtator të vitit 2020

Bilanci i llogarisë rrjedhëse të Bashkimit Evropian (BE) regjistroi një suficit prej 75,6 miliardë euro në periudhën korrik-shtator të vitit 2020, njoftoi sot zyra e statistikave të BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Eurostatit, suficiti i llogarisë rrjedhëse të BE-së ishte 2,2 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e tretë të vitit 2020, ndërsa përqindja ishte 2,9 për qind për të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Shifra ishte më e ulët, pasi regjistroi 87,6 miliardë euro suficit në tremujorin paraardhës dhe 100,3 miliardë euro në të njëjtin tremujor në vitin 2019.

Lidhur me nën-kategoritë, Eurostat tha se suficiti i llogarisë së mallrave u rrit në 91,6 miliardë euro në periudhën korrik-shtator, nga 78.8 miliardë euro në tremujorin e tretë të vitit 2019, ndërsa suficiti i shërbimeve ishte 9,7 miliardë euro nga 32,6 miliardë euro.

Ndërkohë, llogaritë primare, sekondare dhe ato të kapitalit shënuan deficit prej 7,2 miliardë euro, 18,5 miliardë euro dhe 4,2 miliardë euro.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2020, bazuar në të dhëna të rregulluara jo-sezonale, BE regjistroi suficit të llogarisë rrjedhëse të jashtme me Britaninë e Madhe (+ 54,6 miliardë euro), SHBA-në (+ 32,7 miliardë euro), Zvicrën (+ 11,3 miliardë euro), Kanadanë (+ 6,6 miliardë euro), Brazilin dhe Hong Kongun (të dyja me nga + 6,2 miliardë euro), Rusinë (+ 5,3 miliardë euro), Indinë dhe Japoninë (të dyja + 0,6 miliardë euro)”, thonë nga Eurostat.

Gjithashtu, bëhet e ditur se deficitet u regjistruan me Kinën (- 29,2 miliardë euro) dhe qendrat financiare offshore (- 8 miliardë euro)”.

Pronat e investimeve të drejtpërdrejta të unionit u rritën në tremujorin e dytë me 45,5 miliardë euro, ndërsa detyrimet e investimeve të drejtpërdrejta u rritën me 16 miliardë euro.

“Si rezultat, BE ishte investitor i drejtpërdrejtë neto për pjesën tjetër të botës në tremujorin e tretë të vitit 2020 me 61,5 miliardë euro”, theksoi Eurostat. /AA/

Artikulli paraprakQytetarët e Kosovës tërhoqën mbi 180 milionë nga Trusti
Artikulli tjetër“Njeriu më i pasur në botë” – Elon Musk e shijoi vetëm katër ditë këtë titull