Vaji i lirit mund të jetë çelësi për ekranet e fuqishme të telefonit celular
Një ekran i vetëriparimueshëm i telefonit celular është krijuar nga shkencëtarët, duke hapur rrugën fundit të riparimeve të kushtueshme, shkruan The Telegraph.
Njerëzit në mbarë botën harxhojnë qindra miliona euro çdo vit në riparimin e dëmtimeve në ekranet e brishtë të celularëve.
Risitë teknologjike nga studiuesit e Koresë së Jugut mund t’i japin fund këtyre shpenzimeve me ekranet “vetë-riparuese” të ngarkuara me vaj liri përmes të cilit mund të rregullohen çarjet në ekran brenda pak minutash.
Vaji i lirit zakonisht përdoret për trajtimin e shkopinjëve të kriketit, mirëpo shkencëtarët e udhëhequr nga Dr Yong-Chae Jung kanë zhvilluar mikrokapsula të mbushura me substancë e cila mund të përzihet në polimerin e përdorur për ekranet e telefonëve të mençur.
Kur ekrani çahet, kapsulat e brendshme gjithashtu plasariten dhe lëshojnë një lloj vaji në gotën e dëmtuar, e cila përfundimisht ngurtësohet në një transparent solid duke “rikuperuar” ekranin në mënyrë efektive.
Ekipi në Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë së Koresë shkroi në botimin shkencor se “Sjellja e thjeshtë vetë-rikuperuese e polimerëve … janë shumë të dëshirueshme për aplikime industriale”.
Shkencëtarët ishin në gjendje të “zhvillonin një material vetë-rikuperues, pa ngjyrë”, i cili mund ta “zgjidhë në mënyrë radikale vetitë fizike dhe jetëgjatësinë” e sipërfaqeve të dëmtuara.
Risia mund të ishte e dobishme nëse përdorej për telefonat inteligjentë modernë, me zgjidhjen e re të vajit vetëlirues në gjendje të ngurtësohet në kushtet e temperaturës së dhomës pa nevojën e ndërhyrjes së ekspertizës së shtrenjtë.
Ky proces mund të shpejtohet nëse telefoni është i ekspozuar ndaj temperaturave më të larta, dhe me ndihmën e dritës Ultra Violet mund të ngurtësohet për vetëm 20 minuta.
Shkencëtarët kanë pohuar se kapsulat e farës së lirit i riparojnë çarjet në ekran në 91% të rasteve.
Efektiviteti i procesit mund të “përdoret gjerësisht në aplikime në natyrë” për teknologjinë e cila përdor materialin e ekranit të telefonit me polimid pa ngjyrë (CPI).
Riparimet e CPI-së mund të rezultojnë fitimprurëse në riparimin e lëkurës artificiale të përdorur për qëllime mjekësore, dhe për prodhimin dhe mirëmbajtjen e paneleve diellorë më të qëndrueshëm.
Studimi i ri ka bërë përdorimin e substancës të vajit të lirit relativisht modest, e cila prodhohet me bimën e lirit. Vaji për formimin e polimerit është përdorur tradicionalisht për trajtimin sipërfaqen prej druri, përfshirë pjatat e sallatës, kitarat, stekat e pishinës dhe shkopat e kriketit. /kallxo/