«Turkish Airlines», kompania e 2-të në Evropë që bën më shumë fluturime

Me 626 fluturime në ditë, «Turkish Airlines» renditet e dyta në Evropë në mesin e kompanive që kanë bërë më shumë fluturime në vitin 2020, sipas raportit vjetor të Eurocontrol.

Sipas të dhënave të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror (Eurocontrol) «Turkish Airlines» (THY) është kompania e dytë që realizon më shumë fluturime në Evropë, ndërkohë që ajo vazhdon të mbajë vendin e parë në mesin e linjave ajrore kombëtare.

Me 626 fluturime në ditë, «Turkish Airlines» renditet e dyta në Evropë në mesin e kompanive që kanë bërë më shumë fluturime në vitin 2020.

Organizata Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror (Eurocontrol) ka publikuar raportin e saj vjetor për vitin 2020.

Së pari, raporti konstaton tha se viti i kaluar ka shënuar një rënie të ndjeshme të trafikut ajror.

Në fakt, në vitin 2020 në Evropë u bënë gati 5 milionë fluturime, një rënie prej 6,1 milionë krahasuar me 2019, vit që regjistroi gati 11,1 milionë fluturime gjithsej.

Kjo rënie drastike ka ndodhur kryesisht për shkak të pandemisë Covid-19, “pasojat e së cilës për aviacionin civil do të kërkojnë shumë kohë për t’u kapërcyer”, thotë Eurocontrol në raportin vjetor.

Transportuesi irlandez me kosto të ulët, «Ryanair», regjistroi 951 fluturime ditore në Evropë në vitin 2020, duke e vendosur veten si transportuesin numër një në nivelin evropian.

Kompania irlandeze ndiqet nga «Turkish Airlines», e cila vitin e kaluar ka realizuar mesatarisht 626 fluturime në ditë.

Kurse në vitin 2019 «Turkish Airlines» (THY) kishte regjistruar 1.331 fluturime në ditë.

Një kompani tjetër turke (private), «Pegasus Airlines» regjistroi vitin e kaluar 261 fluturime në ditë, duke e vendosur veten në pozicionin e 10-të në Evropë.

Ndërkaq Aeroporti i Stambollit në vitin 2020 operoi mesatarisht 504 fluturime ditore, duke u renditur i 5-ti në Evropë.

Aeroporti «Sabiha Gökçen», aeroporti i 2-të i Stambollit (që ndodhet në pjesën aziatike), regjistroi 339 fluturime ditore dhe u vendosur në pozicionin e 8-të.

Artikulli paraprakNga Gjermania, Zvicra e Amerika, emigrantët dërguan në Kosovë 900 mln euro
Artikulli tjetërTurqia vendi i dytë pas Zelandës së Re në shitjen e patundshmërive