Shtatë nga dhjetë biznesmenët kryesorë në listën e 500 njerëzve më të pasur në botë janë nga fusha e teknologjisë.
Sipas të dhënave të Indeksit të Miliarderëve të Bloombergut, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos është në krye të listës.
Pasuria e Bezos, e cila ishte 110 miliardë dollarë në dhjetor 2019, është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë COVID-19, duke arritur në 187 miliardë dollarë.
Drejtori i përgjithshëm i Teslas, Elon Musk zë vendin e dytë, duke tejkaluar Bill Gates.
Musk ka rritur pasurinë e tij në 140 miliardë dollarë.
Bill Gates, themeluesi i Microsoftit, zë vendin e tretë në listë.
Ai bëri emër me Microsoft Windows, një nga sistemet operative më të përdorura sot në kompjuter. Gates, i cili kryesoi indeksin për shumë vite, ka një pasuri prej 129 miliardë dollarësh.
Biznesmeni francez Bernard Arnault renditet i katërti në listë me një pasuri prej 105 miliardë dollarësh, ndërsa themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg është në vendin e pestë. Pasuria e Zuckerberg, i cili zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp është 104 miliardë dollarë.
Dhjetë personat e tjerë në listë janë Warren Buffett (biznese të ndryshme), Larry Page (teknologji), Sergey Brin (teknologji), Steve Ballmer (teknik) dhe Mukesh Ambani (energji). /Telegrafi/