Nga Stambolli u nis treni i parë i eksportit që do të shkojë nga Turqia në Kinë

Treni do të udhëtojë 8,693 km, do të kalojë 2 kontinente, 2 dete dhe 5 vende dhe do të transportojë ngarkesat e tij në Kinë për 12 ditë.

Treni i parë i eksportit që do të shkojë nga Turqia në Kinë u nis sot nga Stambolli.

Treni do të kalojë përmes Marmarayit, linjës hekurudhore Baku-Tbilisi-Kars dhe Korridorit të Mesëm Lindje-Perëndim me Kalim nga Kaspiku dhe do të mbërrijë në Kinë.

Treni do të udhëtojë 8,693 km, do të kalojë 2 kontinente, 2 dete dhe 5 vende dhe do të transportojë ngarkesat e tij në Kinë për 12 ditë.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me këtë zhvillim.

“Pas trenit transit në nëntor të vitit 2019 që u nis nga Kina dhe nëpërmjet Korridorit të Mesëm Lindje-Perëndim me Kalim nga Kaspiku, për të cilin ishte pararojë Turqi, duke kaluar nga Marmarayi për në Evropë dhe arriti në kryeqytetin Pragë është vënë në veprim me sukses treni me 10 blloqe në linjën Linë-Turqi-Evropë. Kësaj radhe treni i parë që transporton mallra të eksportuara nga Turqia është vënë në udhë për në Kinë”.

Artikulli paraprakMinistrja Hykmete Bajrami tregon kur do të nisë aplikimi për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti
Artikulli tjetërFORUMI I DAVOSIT BARTET NË SINGAPOR MË 2021