Frika është ushqimi i një kompanie: Ajo vjen në shumë shije, por duhet të gëlltitet që biznesi të jetojë.
Problemi është se shumë prej nesh mësojnë të jenë ‘zgjedhës ndaj rrezikut’ nga një moshë e hershme. Edhe pse ne jemi kuriozë për atë që ndodh, nuk e prekim zjarrin me dorë pasi e dimë që rrezikojmë të lëndojmë veten.
Ndonëse nevoja jonë për të ulur rrezikun është e dobishme, nuk është edhe aq e dobishme kur udhëheqim një biznes. Ne duhet t’i gëlltitim disa rreziqe.
Pse disa prej nesh duket se kanë më shumë oreks për rrezikun sesa të tjerët? Saqib Qureshi, sipërmarrës dhe autor i “Strategjisë së Rindërtimit: Vallëzimi me Perëndinë e Objektivitetit”, sugjeron që vetë identitetet tona ndikojnë në tolerancën tonë ndaj rrezikut.
Për shembull, Qureshi argumenton se baballarët e rinj luajnë rolin e atësisë duke ulur sjelljet e rrezikshme. Ky identitet mund të ndërthuret me të tjerët, siç është raca apo mosha jonë, duke na bërë edhe më të “mbrojtur” nga rreziku.
Mësoni ta pëlqeni rrezikun
Prindër apo jo, ana jonë racionale e di se një pagesë e keqe ose dështimi i produktit nuk mund të na dëmtojë. Ne nuk mund ta ndryshojmë identitetin tonë, natyrisht, por mund të kapërcejmë shqetësimin tonë për të rrezikuar në mënyra të tjera:
Dallojeni rrezikun nga pamaturia
Thelbi i alarmit të trupit tonë është nuk sheh dallime midis rreziqeve të llogaritura dhe pamaturisë. Por, në qoftë se shmangim thirrjen e investitorëve në të njëjtën mënyrë që shmangim rrëzimin nga një shkëmb, lejojmë thekbin e k♪7tij alarmi të na largojë nga aktivitetet kritike për suksesin tonë.
Praktikoni gjykimin tuaj. Tregu mund të bjerë ditën pasi të keni marrë hua për ndërtimin e zyrës. Por, kjo nuk do të thotë se ky akt është i pamatur. Nëse shqetësoheni se jeni të verbuar nga frika, kërkoni nga të tjerët që t’ju ndihmojnë të merrni një vendim objektiv. A mendon ekonomisti juaj se jeni në një pozitë të mirë për të paguar kredinë? A po sheh avokati juaj ndonjë pengesë të mundshme në kontratë.
Shfrytëzojini mundësitë për të folur në publik.
Besojeni apo jo, shumica prej nesh kanë frikë të flasin publikisht më shumë se të vdesim. Kjo është arsyeja pse të folurit në publik është një mënyrë ideale për të mësuar ndërmarrjen e rreziqeve. Mund të ndihet si rrezik i madh, por sa të këqija mund të jenë pasojat aktuale? Në rastin më të keq, ne jemi larguar nga skena me sharje. Në rastin më të mirë, ne fitojmë një biznes të ri ose gjejmë një mentor.
Bëni një kërkesë edhe pse e dini se do t’ju refuzohet
Në një TED Talk të kohëve të fundit, Tim Ferriss tha se “vendosja e frikës” është edhe më kritike për suksesin tonë sesa vendosja e qëllimeve. Sipas Ferriss, “ne duhet të vizualizojmë se si t’i përballojmë zgjedhjet e vështira të jetës. Kjo nuk do të thotë t’i vizualizojmë pasojat që mund të hasim si rezultat i bërjes së tyre.
Përfundimisht, ju do të jeni të detyruar të bëni një zgjedhje që e dini se nuk do të shkojë mirë. Pavarësisht nëse e mbani një punonjës të dobët ose e lini të shkojë, për shembull, kompania juaj do të paguajë një çmim. Përpara se të jeni mbërthyer me një vendim të tillë, praktikoni veten në situata ku nuk keni gjasa të fitoni. Ju mund të mos ndiheni rehat nëse i kërkoni nder një të huaji, por do të vlerësonit fuqinë tuaj të vullnetit që fitoni, nëse e bëni një gjë të tillë.
Udhëtoni në një vend të huaj
Kur udhëtojmë në një vend të ri – veçanërisht nëse është diku ku gjuha jonë nuk flitet – ne duhet të marrim rreziqe thjesht për t’ia dalë mbanë. Ne duhet të kërkojmë për udhëzime, duke e ditur se ndihmësi ynë i huaj mund të na gjykojë ose të përpiqet të përfitojë nga ne. Duhet të provojmë ushqime të reja, duke e ditur se stomaku ynë nuk mund t’i tolerojë ato aq mirë. Dhe ne duhet të mendojmë se çfarë thonë shenjat në rrugë, duke shpresuar se dikush do të na korrigjojë nëse jemi gabim.
Rreziku është monedha e aventurës dhe e biznesit. Sa më shumë që jemi të gatshëm të shpenzojmë, aq më e pasur do të jetë përvoja jonë. Rreziku është arsyeja pse Mark Zuckerberg është përgjegjës për kompaninë më të madhe të mediave sociale në planet. Sigurisht, kjo përfaqëson rreziqe të ndryshme, por edhe kërkon daljen në territore të reja.