Duhet më shumë se thjesht një ide e mirë për të pasur sukses në biznes.
Çdo njeri që fillon ose zotëron një biznes priret të jetë më i miri, por vetëm disa e arrijnë këtë status. Mentorët dhë këshilluesit e startup-eve, shpeshherë pyesin se cila është diferenca mes një fituesi dhe një humbësi.
Duket se janë më shumë sesa pikat e dobëta të një tregu specifik, disponueshmëria e fondeve dhe fati. Më të mirët e bëjnë vetë fatin e tyre.
Dallohet se përformuesit më të mirë në biznes, si në shumicën e profesioneve të tjera, kanë një bashkësi të njëjtë tiparesh në mënyrë se si ata mendojnë dhe si sillen. Kështu që nëse ju aspironi të jeni Jeff Bezos ose Bill Gates i rradhës në biznes, ju mund të krahasoni tiparet e tyre me tuajat dhe të fokusoheni në përvetësimin e atyre që nuk i zotëroni, njësoj sikur të fokusoheni në idenë tuaj të rradhes për të ndryshuar botën.
- Kuptoni më parë se çfarë dëshironi vërtet të arrini më së shumti në jetën tuaj.
Shikojmë biznesmenë, të cilët punojnë shumë për të fituar para, kur në fakt ajo çfarë ata duan me të vërtetë është një balancë pune që u lejon atyre të shijojnë familjen dhe të ndihmojnë të tjerët. Sipërmarrësit këshillohet të gjejnë pasionin e tyre personal, në vend që të arrijnë pikëpamjet e dikujt tjetër.
2. Ndalo së ëndërruari për pasionin tënd dhe vepro.
Shumë sipërmarrës aspirantë që njohim janë shumë të shpejtë përsa i përket gjetjes së ideve të reja, por nuk janë aq të shpejtë në anën e ekzekutimit të tyre. Të jesh i suksesshëm në biznes, duhet një fokus shumë i madh tek rezultati, njësoj si dhe mendimi. Zbatimi i biznesit kërkon vendosmëri dhe kurrë të mos dorëzohesh.
3. Përpiquni gjithmonë të mësoni gjëra të reja dhe t’i bëni mirë.
Më i miri prej jush e shikon veten si një nxënës gjatë gjithë jetës dhe i aftë të përshtatet me ndryshmet, pavarësisht moshës apo nivelit të eksperiencës. Gjithmonë kërko për mënyra që të përmirësohesh dhe rritesh, në vend që të ngadalësosh dhe të lësh biznesin të drejtohet vetë. Me fjalë të tjera, ji i uritur për dije dhe i përulur.
4. Përballu dhe mposhte frikën tënde drejt së panjohurës.
Biznesmenët e mesëm i lënë frikërat e tyre t’i mposhtin ata dhe asnjëherë nuk ndërmarrin hapin tjetër të madh. Ne të gjithë kemi frikë nga e panjohura, por ana juaj më ë mirë do të përballojë sfidat që ju keni përpara dhe i largoni një nga një me një plan, duke marrë ndihmë dhe mësuar nga çdo sukses dhe dështim.
5.Ndërtoni marrëdhënie që të plotësoni aftësitë tuaja.
Të gjithë ne kemi aftësi dhe dobësi, kështu që mos u gënjeni nga egoja juaj. Të fillosh dhe të menaxhosh një biznes nuk është një operacion i vetëm, kështu që çelësi i suksesit janë marrëdhëniet e mira. Shfrytëzoni këto marrëdhënie duke dëgjuar dhe deleguar në mënyrën më të mirë. Pikasni në pikat e forta të të tjerëve që të mbushni boshllëqet.
Marrëdhënia mes Bill Gates dhe Warren Buffett është shembulli kryesor. Ndërsa ata kanë qenë gjithmonë në biznese të ndryshme, të dy ata përsëri i japin njëri-tjetrit kredite për suksesin e tyre. Ata kanë qenë miq për një kohë të gjatë dhe kanë mësuar nga njëri-tjetri.
6.Rriteni veten duke rritur njerëzit rreth jush.
Njerëzit më të mirë në biznes janë po ashtu mentorët dhe trajnerët më të mirë. Nuk kanë frikë t’i japin dikujt drejtim ose t’i frymëzojnë për të ecur më tutje në gjëra më të mira dhë më të mëdha. Duke ndihmuar të tjerët, ju bëheni më i fortë në sytë tuaj dhe të të tjerëve. Ata mund të kthehen përsëri një ditë dhe t’i keni përkrah.
Zoti Richard Branson, themelues i Virgin Atlantic dhe Grupit Virgin, tani kontrollon më shumë se 400 kompani në fusha të ndryshme. Ai e atribuon suksesin e tij në fokus të rritjes së njerëzve më të mirë dhe dhënien e mundësive për të drejtuar kompaninë e tij.
7. Përpiquni të ndërtoni një trashëgimi si dhe një biznes.
Lënia e një trashëgimie më të madhe sesa biznesi juaj kërkoni që të fokusoheni në të gjithë pamoramën. Njerëzit më të aftë të biznesit jo vetëm që ndërtojnë një biznes të suksesshëm. Ata ndryshojnë botën duke u kujdesur për mjedisin apo duke ndihmuar më të varfërit.
Sipas shumë njerëzve që e njohin atë, Elon Musk gjithmonë ka vendosur një qëllim më të lartë se të bërit para. Fokusi i tij në SpaceX, Tesla, Solar City dhe inciativa të tjera, të gjitha kanë një komponent të madh të “formësimit të së ardhmes” si dhe përmbushjen e objektivave të biznesit.
Këto tipare të performuesve më të mirë në biznes, si në profesione të tjera, janë objektivi i suksesit që duhet të imitoni, edhe më shumë sesa gjetja e një inovacioni unik ose një mundësie të madhe të pashfrytëzuar në treg.
Mbi të gjitha, është e rëndësishmë të lëvizësh shpejt nga e thëna në të bërë, të mësosh nga gabimet e tua, dhe të njohësh kur është koha që nota rreth teje ndryshon. /BM/