Japonezët krijojnë maskën që përkthen në tetë gjuhë të botës

Në një kohë kur pandemia e koronavirusit i bëri maskat një element të nevojshëm të përditshmërisë tonë, një kompani japoneze ka krijuar një maskë të veçantë.

“Donuts Robotics” krijoi një maskë ‘inteligjente’ për të bërë më të lehtë komunikimin dhe distancimin shoqëror. Maska mund të amplifikojë zërin e përdoruesit dhe të përkthejë në tetë gjuhë të ndryshme, shkruan CNN.

Maska ‘e zgjuar’ është krijuar për t’u vendosur mbi një maskë standarde për fytyrën sepse ajo nuk ofron mbrojtje kundër koronavirusit, shpjegoi CEO i “Donuts Robotics”, Taisuke Ono.

Maska ka një mikrofon të ngulitur që lidhet me spartphone-in e përdoruesit përmes “Bluetooth”. Sistemi mund të përkthejë gjuhën angleze, spanjolle, frënge, japoneze, kineze, koreane, indoneze dhe vietname.

Artikulli paraprakDhjetë njëbrirëshit më të mëdhenj në botë kapin vlerën e mbi 560 miliardë dollarëve
Artikulli tjetër6 LIBRAT MË TË MIRË TË BIZNESIT PËR 2020