Gjatë viteve të fundit, një racë e re e ekspertëve motivues (të vetë-ndihmës) filloi të shfaqet në YouTube dhe të shkruajë libra për atë që shumë njerëz tani e quajnë “Kultura e ngutjes”. Idetë e shprehura nga ata që veprojnë brenda këtij komuniteti theksojnë se për të qenë i suksesshëm duhet të jesh gjithmonë duke punuar shumë, duke bërë “të pamundurën” dhe duke e shkurtuar edhe kohen e gjumit për të filluar “ngutinë” në 4:00 të mëngjesit.
Kjo kulturë ka lindur nga presionet e të jetuarit në një ekonomi globale të dijes, ku që të kesh sukses dhe të spikatësh, duhet të bësh më shumë, të arrish më shumë dhe të përfundosh më shumë gjëra se kushdo tjetër, ne te kunderten nuk do te arrish në jetë – të paktën kjo është ajo që thuhet.
Kohët e fundit, ka pasur një reagim kundër kësaj kulture, i udhëhequr nga bashkëthemeluesi i Reddit Alexis Ohanian. Ai e quajti me emrin e njohur si “Porno e ngutisë” dhe përshkroi se si kjo lloj kulture dhe mentaliteti po shkatërron jetën e njerëzve dhe po i çon ata drejt ngirtjes së nivelit të stresit, depresionit dhe ankthit.
Pyetja është: Nëse dëshiron të jesh i suksesshëm, cila është alternativa?
‘Kultura e Bereqetit ka të bëjë me atë se si të arrijmë më shumë me më pak, në vend të më shumë me më shumë përmes shtytjes rraskapitëse dhe shtytjes drejt përfitimit material’
Në këtë artikull, dwshirojmw të shfaqim një model të produktivitetit, i cili vë qartwsisht në dukje kulturën e ngutisë e cila është kaq e përhapur në industrinë e motivimit (vetë-ndihmës; eng:self help) sot. Ky model i produktivitetit, i prezantuar për herë të parë në librin “Myslimani produktiv: Ku besimi takon produktivitetin”, bazohet në konceptin islamik të “Bereqetit”. Ai trajton idenë se “rritja” ose “përfitimi” vjen nga Allahu (SwT) dhe arrihet përmes rreshtimit të trupit, mendjes dhe shpirtit në mënyrën se si Ai dëshiron që ne të jetojmë në tokë. Ka të bëjë me atë se si të arrihet më shumë me më pak, përmes bekimeve të Allahut në vend të më shumë me më shumë përmes përpjekjeve rraskapitëse dhe shtytjes drejt përfitimit material.
Në artikujt që do të publikohen në ditët në vazhdim do të shpjegohen njëmbëdhjetë mënyra se një kulturë e rrënjosur në Bereqet është shumë më e dobishme dhe e qëndrueshme sesa kultura nxituese e cila mund të jetë shkatërruese për shpirtin dhe sugjeroj eksperimente të menduara për individë dhe ekipe për të praktikuar zbatimin e kulturës Barakah në një mënyrë që i çon ata drejt suksesit real në këtë jeta dhe në tjetrën.
Përkthyer nga Muhammed Faris
/ekonomiaislame.com/