Argjentina, vendi i parë që miraton grurin GMO

Argjentina është bërë vendi i parë në botë që miratoi grurin transgjenik rezistent ndaj thatësirës HB4 nga kompania e bioteknologjisë Bioceres SA

Bogota

Argjentina është bërë vendi i parë në botë që miratoi grurin transgjenik rezistent ndaj thatësirës HB4 nga kompania e bioteknologjisë Bioceres SA, konfirmoi qeveria e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Teknologjia HB4 siguron farëra që janë më tolerante ndaj thatësirës, duke minimizuar humbjet e prodhimit, duke përmirësuar kapacitetin e bimëve për t’iu përshtatur situatave të stresit hidrik dhe duke dhënë parashikueshmëri më të madhe të rendimenteve nga hektarë”, thuhet në deklaratën e lëshuar të mërkurën nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe drejtori ekzekutiv i Bioceres SA, Federico Trucco.

Kompania, ofruesi kryesor i zgjidhjeve bio-bazike të Argjentinës për sektorin e bujqësisë do të fillojë komercializimin e grurit HB4 vetëm pas miratimit të importit në Brazil, i cili blen shumicën e grurit të saj nga Argjentina.

“Sot, Argjentina është inkurajuar të drejtojë këtë proces të transformimit teknologjik në nivelin ndërkombëtar, duke e çuar shkencën argjentinase në majën e botës në bioteknologjinë bujqësore”, tha Trucco.

Argjentina, eksportuesi i tetë më i madh i grurit me një pjesëmarrje vjetore prej 5.1 për qind të tregut global është prekur shumë nga kushtet e pafavorshme të motit të cilat kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme të të korrave. Kushtet e acarit me intensitet të ndryshueshëm kanë goditur pjesën më të madhe të rajoneve të grurit të vendit të ndjekur nga thatësira më e keqe në një dekadë, e cila e ka bërë të vështirë progresin e të korrave.

Ndërsa të korrat si misri dhe farat e sojës janë modifikuar gjenetikisht. Gruri GMO nuk është aprovuar askund për prodhim komercial për shkak të shqetësimeve të konsumatorëve. Disa prodhues bujqësorë argjentinas janë të shqetësuar se nuk do të kenë klientë të interesuar për të blerë produktin./AA/

Artikulli paraprakPapunësia si rrezik global
Artikulli tjetërKRIZA MË E THELLË NË SHQIPËRI QË NGA PIRAMIDAT E VITIT 1997