Aksidentalisht ju bie telefoni në ujë! Ky mund të jetë një nga makthet më të këqija që mund të përjetoni.
Garancia nuk mbulon ndonjë dëm të shkaktuar nga uji, dhe të gjitha fotot apo bisedat mund të zhduken sa hap e mbyll sytë!
Por, ekzistojnë disa taktika që mund t’ju vijnë në ndihmë për ta shpëtuar telefonin tuaj, raporton “The Sun”.
Nxirreni menjëherë nga uji
Mund të mendoni se tashmë është tepër vonë dhe madje nuk ia vlen të nxitoni për ta marrë telefonin. Sidoqoftë, çdo sekondë ka rëndësi dhe nëse jeni me fat, mund ta shpëtoni telefonin tuaj.
Fikeni
Telefoni juaj do të fiket automatikisht kur bie në ujë, por nëse nuk ndodh, mos hezitoni ta fikni ose të hiqni baterinë për ta fikur menjëherë. Kjo do ta mbrojë atë nga dëmtimi i qarkut.
Hiqni baterinë (nëse është e mundur)
Nëse keni një telefon që nuk ju lejon ta hiqni baterinë, të tilla si “iPhone”, kalojeni këtë hap. Por nëse është e mundur ta nxirrni baterinë nga telefoni, bëjeni pa hezitim. Nëse e hiqni, do të ndërpritet furnizimi me energji dhe do të shmangni dëmtimet e mëtejshme.
Nxirrni kartat SIM dhe kartën e memories, si dhe të gjitha pajisjet e tjera “periferike”.
Pasi t’i keni hequr, mblidheni telefonin me një leckë mikrofibër ose me një peshqir (rekomandohet të mos përdorni letër sepse grimcat mund të bllokohen në boshllëqet e telefonit).
Vendoseni në një qese vakumi
Në këtë mënyrë ju mund të nxirrni ujin që mund të ketë mbetur në ato zona ku është e vështirë për ta pastruar. Vendoseni telefonin në një qese plastike dhe thithni ajrin, duke krijuar një efekt vakumi. Kjo do të thithë lëngun nga pjesët e brendshme të telefonit.
Vendoseni në një tas me oriz
Jo, nuk është një mit. Tharja e telefonit me një shami nuk ju lejon të arrini brenda telefonit, dhe do t’ju duhet diçka për të thithur lagështinë … si orizi i papjekur.
Vendoseni telefonin dhe të gjitha pjesët e tij në një tas me oriz dhe lëreni aty për rreth dy ditë.
Ndizeni telefonin
Është shumë e rëndësishme t’i jepni telefonit të paktën dy ditë kohë që të thahet dhe t’i rezistoni dëshirës për ta ndezur, sepse nëse një grimcë e vogël uji mbetet brenda, të gjitha përpjekjet tuaja do të jenë të padobishme/Panorama.