Si te ngritesh nje kompani te teknologjise (e orientuar ne produkt)?

Cdo kush sot ka nje ide per nje aplikacion mobil, website apo edhe sistem me te gjere, por puna me e veshtire eshte qe ta beshe ate realitet.
Ndertimi i nje kompanie te teknologjise eshte nje problem shume kompleks, mirepo ne kete artikull ne do te synojme qe ne menyre te shkurter te pershkrujme hapat e ngritjes.

Plasimi te publiku – marrja e perdoruesve
Menyra me e mire qe te ngrisim nje kompani eshte qe te zhvillojme nje produkt qe pelqehet nga njerezit dhe te fillojme ta shesim ate ne treg global, ta plasojme ne internet, te implementojme nje mundesi pagese per njerezit edhe qe te rrisim numrin me te madh te perdoruesve.
Nese merret parasysh qe numri i njerezve qe sot hyjne ne internet e kalon 2.5 miliardeshin, mundesia e depertimit te nje perqindje shume e vogel e kesaj baze perdoruesish, do te ishte shume e frytshme per biznesin dhe shume profitabile ne fund.

Hyrja ne nje inkubator
Ne ditet e sotme ka shume inkubatore ne bote te cilet ju ndihmojne ate qe quhet definimi (apo anglisht ‘shaping’) i idese, ose saktesimi i endrres, ose synimit perfundimtar. Hyrja ne keto institucione eshte shume e lehte, e thjeshte dhe shpeshhere me nje aplikim te vetem, ne kohen e hapjes se aplikimeve. Kalimi i kohes ne keto institucione apo kompani eshte nje ndihme e vertete edhe ne te menduarit e themeluesit(sve) te kompanise se ardhshme.

Hyrja ne nje akselerator
Nese ju e keni tashme nje ide dhe nje prototip te idese suaj apo produktit, e keni te carte destinacionin tuaj dhe inkubatori eshte nje hap tashme i kaluar, radha per ndihme te nje niveli tjeter eshte akseleratori. Akseleratoret jane kompani apo institucione qe ndihmojne ne pergatitjen, definimin si dhe fiksimin e problemeve fillestare ne kompanine tuaj ne menyre qe ajo te jete e gatshme, te provohet ne treg, te marre investime apo te kaloj ne nivele tjera. Keto lloj kompanishe, edhe pse ne numer te vogel kane ndikuar direkt ne zhvillimin e shume kompanive ne bote, sidomos ne teknologji. Nder me te famshmet ne bote jane YCombinator, TechStars, 500 Startups e te ngjashme. Hyrja ne kete kompani eshte me e veshtire se ne te parat dhe kerkon dedikim te vecante edhe vete procesi i aplikimit.

Marrja e investimeve
Shumica e kompanive te teknologjise ne ditet e sotme per te avancuar produktin e tyre dhe bazen e perdoruesve kerkojne shume te medha parash per te shtyre proceset perpara, duke filluar nga resurset njerezore, marketingu, ndertimi i rrjetit te shitjes dhe te ngjashme.
Ne tregjet e rregulluara ekziston nje teresi e mire-definuar e fondeve investive, dhe ekspozimi permes tyre eshte ne dobi te madhe te biznesit.

Artikulli paraprakTurqi, eksportet mbi 16 miliardë dollarë në shtator
Artikulli tjetërStatistikat e Shëndetësisë, 2019