Turqi, eksportet mbi 16 miliardë dollarë në shtator

“Eksportet e vendit u rritën me 4.8 për qind në baza vjetore dhe 28.5 për qind në baza mujore në shtator”, tha ministrja Pekcan.

Stamboll

Turqia ka regjistruar shifrat më të larta të eksportit në shtator të të gjitha kohërave këtë vit, 16.13 miliardë dollarë, njoftoi sot ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Eksportet e vendit u rritën me 4.8 për qind në baza vjetore dhe 28.5 për qind në baza mujore në shtator”, tha Pekcan.

Eksportet e Turqisë u rritën me 34.5 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti kundrejt tremujorit të mëparshëm, shtoi ajo.

Sipas saj, këto shifra të eksportit konfirmuan procesin e rimëkëmbjes dhe normalizimit në periudhën pandemike që po vazhdon me sukses.

Ndërkohë, importet e vendit janë 20.89 miliardë dollarë në shtator dhe 89.3 për qind e tyre janë lëndë e parë dhe mallra kapitale, tha ministrja.

“Në nëntë muajt e parë të këtij viti, eksportet e Turqisë kanë qenë 118.35 miliardë dollarë ndërsa importet 156.24 miliardë dollarë”, shtoi Pekcan./AA/

Artikulli paraprakRekord në eksportin e sektorit automobilistik të Turqisë në muajin shtator
Artikulli tjetërSi te ngritesh nje kompani te teknologjise (e orientuar ne produkt)?