Prodhimi global i çelikut shënon rritje të lehtë në gusht

Prodhimi global i çelikut të papërpunuar arrin në 156.2 milionë ton në gusht të këtij viti ndërsa Turqia shënoi 22.9 për qind rritje nga viti në vit në bazë mujore

Ankara

Prodhimi global i çelikut të papërpunuar shënoi rritje të vogël me 0.6 për qind nga viti në vit në gusht, njoftoi Shoqata Botërore e Çelikut, (WorldSteel), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Prodhimi global i çelikut të papërpunuar për 64 vendet që raportojnë tek ‘WorldSteel” ishte 156.2 milionë ton në gusht 2020″, deklaroi shoqata të enjten vonë.

Turqia, prodhuesi i shtatë më i madh i çelikut të papërpunuar shënoi një rritje prej 22.9 për qind në prodhimin e çelikut të papërpunuar në 3.2 milionë ton gjatë së njëjtës periudhë.

Kina prodhoi 94.8 milionë ton çelik të papërpunuar në gusht, 8.4 për qind më shumë se të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Prodhimi i çelikut të papërpunuar të Indisë dhe Japonisë ra me 4.4 për qind, përkatësisht 20.6 për qind në 8.5 milionë ton dhe 6.4 milionë ton.

SHBA me prodhim prej 5.6 milionë ton shënoi rënie prej 24.4 për qind nga gushti i vitit 2019.

Sa i përket Bashkimit Evropian, Gjermania prodhoi 2.8 milionë ton çelik të papërpunuar, një rënie prej 13.4 për qind në bazë vjetore.

Shoqata Botërore e Çelikut është një grup i mirënjohur i industrisë ndërsa anëtarët e saj përfaqësojnë rreth 85 për qind të prodhimit global të çelikut me më shumë se 160 prodhues të çelikut.

Grupi theksoi se për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga pandemia e COVID-19, shumë shifra të gushtit janë vlerësime që mund të rishikohen me azhurnimin e prodhimit të muajit tjetër. /AA/

Artikulli paraprakNGA VITI I ARDHSHËM PRITET TË ULEN TARIFAT PËR REGJISTRIM TË AUTOMJETEVE
Artikulli tjetërTurqia më 30 nëntor dërgon në hapësirë satelitin e gjeneratës së 5-të