Eshtë e rëndësishme të dimë si të shkruajmë një letër reference, sepse pothuaj se çdo njeriu i kërkohet të ofrojë një referencë në një kohë të caktuar gjatë karrierës së tij.
Çfarë duhet të përfshijmë në një letër reference?
Paragrafi i parë: Në këtë paragraf duhet të shpjegohen lidhjet e juaja me personin që po rekomandoni, duke përfshirë si njiheni ju me të dhe pse jeni ju i kualifikuar për të shkruar një letër reference për të rekomanduar punësim.
Paragrafi i dytë: Paragrafi i dytë i letrës së referencës duhet të përmbajë informacion specifik mbi personin për të cilin po shkruani, duke përfshirë pse ai është i kualifikuar? Çfarë mund të kontribuoj? Si edhe, pse ju po ofroni një letër reference? Nëse është e nevojshme, përdorni më shumë se një paragraf për të shpjeguar detajet.
Paragrafi i tretë: Gjatë shkrimit të një letre specifike për rekomandimin e një personi për një vend të caktuar pune, përmbajtja e saj duhet të jetë e tillë, që të përfshijë sa më shumë informacion mbi aftësitë dhe vlerat e personit që po rekomandoni. Qëllimi kryesor është të shpjegohet lidhja se si aftësitë e personit përputhen me pozicionin e punës për të cilin po aplikon.
Kërkoni një kopje të postimit për punësim, si edhe një kopje të CV-së të personit që do rekomandoni, në mënyrë që letra e referencës të dali sa më efektive dhe sa më e përputhshme me rrethanat. DP