Format e manipulimeve dhe ndalimi i manipulimeve që mund të shpien në kamatë gjatë tregtisë murabaha

Ndalimi i manipulimeve që mund të shpien në kamatë gjatë tregtisë murabaha

Aksiomë e jurisprudencës islame është fakti se normat juridike të shpallura në të janë të motivuara mbi bazën e sigurimit të dobisë dhe largimit të dëmeve për njerëzıt, prandaj nuk kemi ndonjë dispozitë të vërtetuar në Librin e Allahut ose në Traditën e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, që të mos synojë realizimin e ndonjë dobie për njerëzit ose largimin e ndonjë dëmi, pavarësisht a e kupton këtë njeriu apo jo. Duke u nisur nga ky fakt, themi se në Islam kur një gjë ndalohet, atëherë ndalohen edhe të gjitha rrugët që mund të shpien në atë haram, sikurse manipulimet apo dredhitë e ndryshme që mund ta legjitimojnë apo përligjin tërthorazi atë veprim të ndaluar. Nga parımet esenciale të jurisprudencës islame është edhe rregulli:
Mjetet kanë të njëjtat dispozita sikurse qëllimet'”
Me një fjalë, nëse një gjë është e ndaluar në Islam, atëhere ndalohen edhe të gjitha mënyrat e veprimeve që dërgojnë tek ai haram, edhe nëse sipërfaqësisht ato veprime mund të duken se janë ligjore (të lejuara).

Shembull i këtij parimi nga Kurani Fisnik

Per ta kuptuar më mirë parimin e sheriatit
“Mjetet kanë të njëjta dispozita sikurse gellimet”, do të sjellim shembullin e hebrenjve, të cilët në ligjet që u ishin shpallura, e kishin të ndaluar punën ditëve të shtuna dhe së bashku me punën edhe peshkimin. Zoti i Madherishëm në Kuranin Fisnik përshkruan një ngjarje me një grup hebrenjsh që jetonin në bregdet dhe merreshin me peshkim.
Në Kuran thuhet:
“Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabtit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta.”
Krijuesi i Gjithëdijshëm i sprovoi ata në atë mënyrë që ditëve të shtuna, atëherë kur e kishin të ndaluar peshkimin, peshqit i afroheshin bregdetit të tyre me shumicë, kurse ditëve të tjera, kur e kishin të lejuar peshkimin, peshqit qëndronin larg, në thellësitë e detit, duke e bërë të vështirë peshkimin për ta. Kjo ishte një provë nga Allahu për të verifikuar bindjen ndaj urdhrave të Tij.
Disa prej tyre, të joshur nga kjo gjendje, flluan ti vendosin rrjetat e peshkimit ditën e premte në mbrëmje, kështu që peshqit që u afroheshin këtyre rrjetave ditën e shtunë binin në to, por ata nuk i nxirrnin këto rrjeta pa ardhur dita e diel dhe thoshin se ne nuk i kemi zënë këto ditën e shtunë, por të dielën.
E thoshin këtë duke ndier në vetvete se janë duke përligjur një haram të Zotit me dredhi dhe tradhti, prandaj edhe një grup nga banorët e këtij vendi i këshillonin ata se janë duke bërë mëkat me këtë punë, madje ata u ndanë në dysh:
disa u mjaftuan me refuzimin e nje praktike te ketillë, por duke mos tërhequr vërejtjen pët një veprim të këtillë, disa të tjerë e refuzuan këtë veprim dhe madje i qortuan ata që e bënin.
Gjithsesi, të drejtë kishin ata që krahas refuzimit edhe i këshillonin të tjerët duke ua bërë të qartë se ky veprim është vetëm dredhi pët të legalizuar ndalesën e Zotit. Në vazhdimin e ajeteve në Kuran thuhet:
“Kur disa prej tyre thanë: Përse këshilloni, kur e dini se Allahu do t’i zhdukë ose do ti ndëshkojë ashpër? Këshilltarët u përgjigjën: Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe që ata të mund të ruhen nga gjynahet.””
Në fund të kësaj ngjarjeje Zoti i Madhërishëm tregon se kjo që bënë ata ishte dredhi e manipulim, me anë të së cilës ata legalizuan një ndalesë të Allahut të Madhërishëm, prandaj i dënoi ashpër për këtë tejkalim, por i shpëtoi ata që ishin këshillues nga mesi i tyre. Zoti i Madhërishëm thotë:
“Por, kur e harruan atë për të cilën ishin paralajmëruar, Ne i shpëtuam ata që këshillonin, kurse i ndëshkuam ashpër keqbërësit, për shkak të mosbindjes së tyre.(Araf 165)

Qëllimi me murabaha nuk duhet të jetë manipulimi për një transaksion me kamatë

Në shpjegimet e mëhershme kemi përmendur se murabahaja bankare bashkëkohore është një alternativë, me anë të së cilës njerëzit në vend që të realizojnë transaksione me përmbajtje kamatare, realizojnë transaksione të drejta në përputhje me mësimet islame, duke mos mënjanuar përfitimet, pasi me tregti synohet fitimi, por duke shmangur fitimin me logjikën e kamatës. Në anën tjetër, në kohën bashkëkohore, gjatë praktikës së murabahasë bankare nga disa institucione financiare islame, janë vërejtur disa veprime të cilat në fakt nuk realizojnë tregtinë murabaha, por aplikojnë operacione që në thelb janë të ngjashme me huadhëniet kamatare të bankave konvencionale, megjithëse ata me disa veprime sipërfaqësore, i ngjyrosin ato transaksione me termin e tregtisë murabaha. Kjo është edhe arsyeja pse dijetarët islamë, kur kanë folur për kushtet e murabahasë bashkëkohore, kanë përmendur edhe kushtin që me tregtinë murabaha të mos synohet ndonjë transaksion i ndaluar kamatar, me një fjalë që murabaha të jetë pretekst për ta përligjur atë.

Kjo është edhe arsyeja e ekzistimit të një mekanizimi, në kuader të bankave dhe institucioneve financiare islame, i cili verifikon se një transaksion i caktuar është i drejtë sheriatikisht apo jo. Ky mekanizëm quhet Bordi fetar, për të cilin do të flasim më poshtë.

Bordi Sheriatik -Auditori fetar

Obiektivi kryesor i bankave dhe institucioneve financiare islame është realizimi i transaksioneve financiare dhe i shitblerjeve, duke iu përmbajtur dispozitave e parimeve islame. Për këtë, në kuader të institucioneve të këtilla, ekziston nje organ ose mekanizëm me anë të së cilës bëhet monitorimi i operacioneve tregtare, se a janë në përputhje me parimet islame apo jo.
Ky organ quhet: “Er Rrekabetush Sherijeh’’ -“Bordi Sheriatik” ose “Auditori Fetar”.
Bordi fetar është një organ i përbërë nga disa ekspert sheriatik, i cili merret me nxjerrjen e vendimeve (fetvave), rreth transaksioneve bankare islame dhe gjithashtu bënë auditimin sheriatik të transaksioneve praktike, të cilat zhvillohen në institucionin financiar islam.

Disa nga qëllimet e bordit sheriatik:

1. Monitorimi i institucionit financiar islam dhe vërtetimi i transaksioneve të cilat i zhvillon se sa janë në përputhje me jurisprudencën islame.
2. Sigurimi i klientëve të cilët dëshirojnë tu ikin ndalesave (harameve) sheriatike dhe fitimi i besimit të tyre.
3. Përgatitja dhe avancimi profesional i nëpunësve të institucionit, duke u konsultuar me bordin sheriatik, rreth transaksioneve financiare.
4. Hulumtimi i formave të reja të operacioneve financiare, te cilat mund t’i aplikoj institucioni financiar duke iu përmbajtur parimeve islame të bankimit.
5. Menjanimi i transaksioneve formale të cilat mund të jenë dredhi, për të përligjur  transaksionet kamatare dhe zëvendësimi i tyre me transaksionet reale.

Pa u zgjeruar më shumë, pasi që për të sqaruar këtë më mirë, nevojitet një temë e veçantë, themi se institucionet financiare islame të mëdha ose bankat islame, kanë të punësuar disa persona profesionist të ekonomisë islame, të cilët në formë të rregullt bëjnë auditimin e të gjitha transaksioneve. Ndërsa ato institucione financiare të vogla kanë auditorë të jashtëm, të cilët kohë pas kohë bëjnë verifikimin e transaksioneve që i bëjnë këto institucione.

Sidoqoftë, në fund të kësaj themi se është e domosdoshme për të gjitha ato institucione financiare të cilat merren me transaksione bankare, në përputhje me parimet islame, që ta kenë parasysh domosdoshmërinë e këtij organi, për të qenë kredibil dhe për të fituar besimin e klientëve të tyre. Në anën tjetër, me anë të këtij mekanizmi mënjanohen të gjitha mundësit e gabimeve, qofshin ato të qëllimshme apo të paqëllimshme.

 

Format e manipulimit në tregtinë murabaha

Gjatë shtjellimit do të flasim për dy pika:

manipulimet që i përngjajnë tregtisë i’neh gjatë murabahasë bashkëkohore
manipulimet e tjera përveç tregtisë i’neh gjatë murabahasë bankare.

Manipulimet që i përngjajnë tregtisë i’neh gjatë murabahasë bashkëkohore

Pasi vonimi i pagesës është karakteristikë e tregtisë murabaha ateherë mundësitë e manovrimit dhe manipulimit janë shumë të mundshme gjatë praktikës së kësaj tregtie nga ana e institucioneve financiare islame. Në anën tjetër, njera nga shitblerjet e ndaluara për të cilat është paralajmëruar në hadithe profetike është ajo “Bej’ul i’neh” apo “Bej’ul i’neti”‘. Kjo formë tregtie është manipulim me anë të së cilës njeriu në vend që të marrë hua haptas me kamatë të ndaluar, bën disa veprime të cilat sipërfaqësisht mund të duken tregti, por në esencë janë mbulojë për të legalizuar marrjen e parave borxh me kamatë.

Përkufizimi i tregtisë i’neh
Përkufizimet e juristëve islamë janë të ndryshme, mirëpo ne do të përzgjedhim njërin nga përkufizimet që përmendin dijetarët e medhhebit hanefi, në të cilën thuhet: “Tregtia el i’neb është riblerja e një malli me çmim më të lirë se ç’e ke shitur.”

Shembulli i tregtisë i’neh
Kemi me dhjetëra shembuj të tregtisë i’neh dhe kjo na bën të kuptojmë se kjo tregti ka disa forma, mirëpo shembulli më klasik i kësaj është kur një person që ka nevojë për para, p.sh. 10 mijë euro, shkon te një person i pasur për ti marrë ato hua, mirëpo i pasuri do të refuzojë sepse nuk ka leverdi, por nëse aplikojnë kamatë, atëherë kjo ndalohet në Islam.

Prandaj, për t’iu shmangur kësaj, i pasuri i thotë: “nëse do, unë kam një makinë (ose ndonjë mall tjetër) dhe po ta shes për 12 mijë euro me pagese të vonuar për tre vite ose me këste” (varësisht sipas marrëveshjes) dhe nevojtari e pranon këtë. Pas kësaj nevojtari ia rishet të njejtën makinë të pasurit me një shumë më të vogël, 10 mijë euro, por me para të gatshme. Kështu nevojtari merr 10 mijë eurot që i duheshin nga i pasuri për të kthyer 12 mijë, duke e mbuluar këtë huamarrje me kamatë, me veprime që sipërfaqësisht mund të kuptohen si tregti e ndërsjellë.

Dispozita e tregtisë i’neh
Gjatë sjelljes së shembullit të tregtisë i’neh mund të kuptohet se kjo formë marrëveshjeje është vetëm dredhi e manipulim, për të legalizuar dhënien hua të parave me kamatë, pasi qëllimi me këto veprime nuk është tregtia, respektivisht shitja e mallit dhe fitimi tregtar, por sigurimi i të hollave. Për këtë arsye, gjatë kësaj tregtie ata nuk i japin rëndësi karakteristikave të mallit, llojit dhe vlerës së tij, e tërë kjo është vetëm formalitet. Kjo formë tregtie është e ndaluar pasi në këtë rast bëhet këmbimi i parave me para me kamatë, ndërsa malli futet në mes vetëm për të mbuluar këtë transaksion të ndaluar. Në një rast, kur është pyetur Ibën Abasi rreth kësaj tregtie, që nëse nje njeri i shet tjetrit një copë mëndafshi për 100 dërhemë dhe pastaj e riblen atë për 50 dërhemë, ai është përgjigjur se kështu bëhet këmbimi i dërhemëve me derhemë me kamatë, ndërsa mëndafshi futet në mes për dredhi.

Për këtë lloj tregtie kemi disa hadithe që tërheqin vërejtjen dhe e ndalojnë, ndër të cilat është edhe një hadith i cili në fakt paralajmëron përhapjen e kësaj forme të tregtisë me dredhi, atëherë kur muslimanët do të preokupohen pas interesit të kësaj dynjaje dhe nuk i japin rëndësi se cila pasuri është haram dhe cila jo gjatë fitimit. I Dërguarii Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:
“Kur njerëzit fillojnë të bëjnë tregti me i’neh, kur t’i ndjekin bishtat e lopëve dhe ta linë xhihadin, Allahu do t’u zbresë atyre fatkeqësi (nënçmin) dhe nuk do ta heqë atë prej tyre derisa ti kthehen fese.”

Muhamed ibën Haseni, njëri nga nxenësit më të njohur te Imam Ebu Hanifes, Allahu i mëshiroftë, për këtë lloj tregtie ka thënë: “Kjo tregti në zemrën time është e rëndë sa kodrat, është shumë e urryer dhe e kanë shpikur ngrënësit e kamatës.”

Format e i’neh në murabaha
Manipulimet që mund të shfaqen gjatë tregtisë murabaha jane të disa formave, por më të shpeshtat janë:

Forma e parë: Klienti është vetë shitës ndaj bankës.
Klienti që bën kërkesë në bankën islame për të blerë një mall të caktuar, me qëllim që pas kësaj ai ta blejë atë nga banka me murabaha, mund të jetë vetë pronari esencial i atij artikulli. Për shembull, një shitës materialesh ndërtimore të ketë nevojë për 5000 euro, prandaj shkon në bankën islame dhe bën kërkesë per të blerë materiale ndërtimore nga firma e cila në fakt është e tij.
Kështu, banka do ta blejë atë material me vlerë 5000 euro nga kjo firmë dhe pastaj ia shet kientit për 5500 euro me këste. Në mënyrë, klienti arrin të sigurojë 5000 euro të gatshme dhe i mbetet bankës borxh që t’i kthejë 5500 euro me këste.
Nuk ka dyshim se kjo forme tregtie eshtë prej tregtisë i’neh të ndaluar, pasi qëllimi i kientit është sigurimi i parave, ndërsa veprimin tregtar e perdor vetëm për të mbuluar synimin e tij.
Giithashtu ka mundësi që klienti të mos jetë pronar, por mund të jetë bashkëpronar në firmë (partner) ose aksionar apo edhe agjent i firmës, por pavarësısht kësaj në të gjitha rastet është i ndaluar realizımı i një transaksioni të murabahasë në rrethana të këtilla.
Bankat islame dhe institucionet financiare islame duhet të kenë kujdes kur u paraqiten klientë me kërkesa për murabaha, se mos qëllimi është ndonjë dredhi e këtillë. Kjo bëhet duke identifikuar qartë klientin, shkaqet pse dëshiron ta blejë artikullin, arsyet se përse zgjedh një firmë të caktuar dhe gjëra të tjera.

Forma e dytë: Klienti bën marrëveshje me shitësin e parë.

Kjo formë e i’neh bëhet në atë formë që klienti paraprakisht merret vesh me shitësin e parë, kështu që kur banka e blen artikullin nga tregtari, p.sh për 1000 euro dhe ia shet klientit me murabaha për 1100 euro, ky i fundit shkon te shitësi i pare dhe ia rishet të njëjtin artikull me çmim më të ulët, për 900 euro. Në këtë formë klienti merr 900 euro para të gatshme per ti kthyer 1100 euro me këste bankës. Kjo formë e tregtisë së ndaluar quhet “i’netu thulathije – dredhi trepalëshe”. Ibën Kajimi ka thënë: “I’neh ka formën e pestë dhe kjo është forma më e keqe dhe më e ndaluar, që quhet dredhi trepalëshe.”

Nëse shohim vendimet e bordeve sheriatike të institucioneve financiare islame, vërejmë se i jepet rëndësi e theksuar menjanimit të kësaj praktike në transaksionet bankare islame, duke shikuar të gjitha mekanizmat adekuate, sikurse nevoja reale e klientit për atë artikull, arsyet e kërkesës së klientit që blerja të bëhet nga një firmë e caktuar, lidhjet mes klientit dhe tregtarit dhe gjëra të tjera.

 

Manipulimet e tjera përveç i’neh gjatë murabahasë bankare

Transaksioni në murabaha të jetë jo real
Disa institucione financiare gjatë aplikimit të murabahasë islame nuk i përfillin kushtet e kërkuara për një shitblerje legjitime, në perputhje me parimet e jurisprudencës islame. Ata në fakt aplikojnë rolin e ndërmjetësuesit mes klientit dhe tregtarit, kështu që kur shkon klienti tek ata dhe shpreh interesimin që banka ta blejë një artikull nga shitësi dhe pastaj ta blejë atë nga banka me përfitim, maksimumi i asaj që bëjnë ata është një telefonatë e nëpunësit të institucionit shitësit dhe përmes saj realizohet kontrata e shitblerjes së artikullit, duke u marrë vesh për t’ia depozituar paratë në xhirollogarinë e tij, pastaj aty për aty ia shet atë mall klientit me përfitim, duke i thënë të shkojë ta marrë mallin nga tregtarı.

Problemi në këte rast nuk qendron pse kontrata kryhet me telefon ose pse pagesa bëhet në xhirollogari, por për të kaluar në fazen e rishitjes së mallit nga ana e bankës duhet që të ndodhë marrja e mallit nga banka dhe pastaj dorëzimi të mos bëhet direkt nga shitësi i parë klientit, por duhet që nëpunësi i bankës të shkojë dhe t’ia dorëzojë artikullin klientit.

Po nuk u përfllën këto veprime, atëherë dallimi mes kësaj forme të murabahasë dhe tregtisë me këste, siç e realizojnë bankat konvencionale është shumë i vogël. Me një fjalë, marrëveshjet dhe kontratat që arrihen mes shitësit të parë dhe bankës, respektivisht mes bankës dhe klientit, janë vetëm formalitete të cilat nuk janë reale dhe nuk pranohet fetarisht.

Autorizimi i klientit nga ana e bankës që ta realizojë tregtinë me shitësin e parë
Është shumë e qartë se gjatë tregtisë murabaha realizohen dy kontrata shitblerjeje të ndara mes tyre. Ato jane:

Kontrata e parë mes tregtarit dhe bankës islame.
Kontrata e dytë mes bankës islame dhe klientit.

Është e qartë gjithashtu se nuk është e drejtë që të ketë ndërye te njérës kontratë te tietra, ashtu siç nuk lejohet qe kontrata e dytë t’i paraprijë të parës, por të dyja duhet të bëhen në menyrë të veçantë e të pavarur dhe duke i qëndruar radhitjes.
Në kontratën e parë, në vend që banka islame të realızojë tregtinë, a ka të drejtë ajo që ta autorizojë klientin e tij që ta marrë përsiper ta realizojë kontratën në emër të bankës dhe kështu të bëhet shitblerja e parë dhe pas kësaj të realizojë kontratën e dyte, duke qenë tani si blerës dhe jo i autorizuar, ndërsa banka islame të jetë shitësi?

Edhe pse disa nga institucionet financiare islame e bëjnë këtë praktikë duke u mbështetur në atë se autorizimi (el vekale) është i lejuar në jurisprudencën islame, shumica e institucioneve qe merren me tregti murabaha nuk e aplikojnë këtë dhe shumë fetva e vlerësime sheriatike nuk e lejojnë një praktikë të tillë, për faktin se autorizimi i këtillë gjatë tregtisë murabaha është vetëm manovrim për të arritur një përfitim kamatar me ngjyrimin se kjo formë kontrate është në përputhje me kriteret islame të tregtisë. Ky qëndrim mbështetet në dy aspekte:

Aspekti i parë: Në këtë rast nuk realizohen hapat dhe veprimet e nevojshme që nënkuptojnë se ai mall është pronësuar dhe i është dorëzuar bankës islame në përputhje me kriteret e shtënies në dorë (el kabdu).

Aspekti i dytë: Nëse klienti autorizohet për të realizuar shitblerjen e parë, ai ka mundëėsi të mos e blejë fare atë mall nga tregtari, por ato para që do të marrë për të bërë pagesën nga banka ti marrë për vete, domethenë të mos e marrë mallin fare por të
marrë paratë. Kështu që qëllimi i tij ishte tradhtia që të siguronte paratë dhe jo mallin.
Gjithashtu është e mundur që ta realizojë kontratën e tregtisë me tregtarin dhe banka t’ia dorëzojë tregtarit paratë me çek apo në xhirollogari, pra jo nëpërmjet klientit, mirëpo kur klienti të shkoje ta marrë mallin, të bëjë marrëveshje me tregtarin që me një shumë më të ulët ta anulojë shitblerjen me bankën islame dhe ai në vend që të marrë mallin, merr paratë nga tregtari.

Prandaj themi se vlerësimi real i kësaj forme të marrëveshjes është se institucioni financiar në fakt është huadhënës i klientit, i cili do ta kthejë atë hua me këste, gjithsesi me shumë më të madhe sesa i ka marrë, pra me kamatë.

Alaudin Abazi

Artikulli paraprakNëna e Ozil: Nuk je biri im nëse nuk e ndan pasurinë
Artikulli tjetërNdërtimtarët, shkelësit më të mëdhenj të Ligjit të punës