Shqipëri – Oferta zyrtare, aeroporti i Vlorës nga ndërtuesit e aeroportit e 3-të të Stambollit

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku është shprehur me fjalët: “Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës.”…

 

Qeveria shqiptare ka marrë kërkesën zyrtare për ndërtimin e aeroportit të ri kombëtar të Vlorës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku është shprehur me fjalët: “Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës.”

Shefi i Tiranës zyrtare thekson se deri në qershor do të bëhet hapja e kantierit.

Kryeministri e paralajmëroi të hënën në një intervistë televizive lajmin që këtë javë pritej oferta zyrtare.

“Për aeroportin e Vlorës e presim këtë javë ofertën nga grupi që ndërton aeroportin e tretë të Stambollit. Aeroporti i Vlorës do të jetë rajonal”, tha Rama.

Aeroporti i ri kombëtar i Vlorës, një nga projektet më të mëdha dhe ambicioze të ndërmarra nga qeveria, pritet të nisë zbatimin së shpejti.

Ky projekt përbën një objektiv madhor për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit, rritjen e punësimit dhe pritet të ndihmojë edhe ekonominë e zonës, por edhe Jugut të vendit përmes reflektimit që do ketë në turizëm. /ATSH

Artikulli paraprakPo mendoni të investoni në Bitcoin, mos e bëni?
Artikulli tjetërKatari do të investojë në prodhimin e makinës vendore në Turqi