Trajektorja e Kinës, veçanërisht për nga hapësira gjeografike dhe për shitjet e mallrave, po vjen gjithmonë e në rritje. Por a ndikon vetëm ky fakt që Kina të bëhet superfuqi botërorë dhe të tejkalojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
John Hickman, ekspert i kërkimeve në “Foreign Policy”, thotë së dyshimet se Kina mund të kalojë SHBA-të dhe të bëhet superfuqi botërore, duken shumë të largëta dhe të paprekshme.
Nga pikëpamja e teknologjisë ushtarake, Kina mbetet shumë më mbrapa sesa SHBA-të. Edhe në fushën e tregtisë Kina nuk ka asgjë me të cilën të krenohet apo të bëjë konkurrencë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Është e vërtetë që NASA përbën vetëm 1% të buxhetit të shtetit amerikan, por fuqia më e madhe e SHBA-ve është pikërisht në sektorin privat, ku është tepër më e zhvilluar dhe i jep përparësi në fushën e inovacionit teknologjik.
Edhe në sektorin e teknologjisë së lartë dhe të mbrojtjes SHBA-të qëndrojnë shumë më lart sesa Kina dhe e tillë duket të vazhdojë situata edhe për shumë dekada.
Rritja e Kinës në sektorin e shitjeve, nuk e bën atë superfuqi botërore./portalb/kohaislame