Mimoza Kusari-Lila, sqaron në hollësi marrëveshjen për tregtinë e Lirë me Turqinë.
Ajo i quan të pavërteta spekulimet se Kosova humb 20 milionë euro nga kjo marrëveshje.
Raporti i të bërit biznes nga Banka Botërore këtë vit Kosovën e rendit në pozicion edhe më të mirë, e sa i përket marrëveshjes së tregtisë së lirë me Turqinë, Kosova nuk humb asgjë, madje tregu turk do jetë i hapur për të gjithë prodhuesit kosovarë.
“Turqia ka hapur në tërësi tregun e vet nga momenti i ratifikimit, pra secili kosovar që ka kapacitet të prodhojë mund të shet në Turqi, në të gjitha industritë dhe sektorët, përjashtuar mishin, çdo gjë tjetër nga Kosova për në Turqi mund të qarkullojë me doganë zero”,-ka thënë ajo.
Në analizën e saj, ish-ministrja thekson se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti investimet e huaja janë rritur me 66% krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet e huaja direkte në 146 milionë euro në vetëm dy tre mujorët e parë.
“Kjo më jep shpresë do ta vazhdojë pozitivisht”,- thotë Kusari. Kusari Lila thotë se nuk ndonjë përkeqësim të marrëdhënieve me Hashim Thaçin dhe Hajredin Kuçin. “Nuk ka pasur ndonjë thyerje në mesin tonë, nuk ka pasur përkeqësim të raporteve, ne ishim të akorduar në atë vendimmarrje, por natyrisht ekziston gjithmonë tendenca të thuhet se ka ndonjë krizë”,-thotë ajo.kohaislame