Shenoll Shankaja, kryetar i Bordit Drejtues të Unionit të Eksportuesve të Veshjeve të Gatshme dhe Konfeksioneve Uludağ (UHKİB), theksoi se fleksibiliteti, shpejtësia dhe cilësia e ofruar nga prodhuesit turq nuk i gjen në asnjë vend tjetër në rajon.
Turqia është në pozitën e një prodhuesi të rëndësishëm në këtë sektor në hapësirën gjeografike ku ajo ndodhet, u shpreh Shankaja.
“Duke deklaruar se tregu rus është i madh, por tregu i Evropës është shumë më herë më i rëndësishëm dhe i madh”, -tha Shankaja dhe shtoi se sot është e rëndësishme të kapësh shpejtësinë, cilësinë, projektimi dhe dizajnimin që kërkon sektori. Sektori i veshjeve të gatshme, konfeksioneve dhe tekstilit e ka rrugën të hapur.
Shankaja vuri në dukje se Turqia ka një potencial shumë të madh në këto fusha.
“Veshjet e gatshme, tekstilet, këpucët, lëkurët, të gjitha këto në fakt një e tërë, janë të integruara me njëra-tjetrën. Eksportet tona arrijnë vlerën 30-32 miliardë dollarë. Kemi të bëjmë me një sektor që realizon eksporte më të mëdha se ai i automobilistikës dhe një sektor ku importet zënë vetëm 12-13 për qind. Është një sektor ku çdo gjë e realizoni plotësisht me burimet tuaja kombëtare dhe drejtpërdrejt me vlerat tuaja kombëtare; një sektor keni mundësi t’ia ngrëni shumë lartë vlerën e shtuar”,- tha ai.
Pasi cilësoi se firmat evropiane e kanë kuptuar që përpara Turqisë në këtë sektor nuk ka alternativë, Shankaja, u shpreh kështu: “Fleksibiliteti, shpejtësia dhe cilësia jonë nuk i gjen në asnjë vend tjetër në hapësirën e afërt gjeografike. Sektori ynë, sipërmarrësi ynë është shumë dinamik”.
Shankaya deklaroi se një avantazh të madh përbën afërsia e prodhuesve turq me tregun evropian, me një furnizim të shpejtë, prodhim cilësor dhe dizajn.