Kenia është një vend me mazhorancë kristiane, por sekretari i Thesarit të këtij vendi tha se qeveria keniane do të adobtojë një legjislacion për të përdorur institucionet financiare islame të cilat nuk lejojnë elementin fajde në banka dhe sigurime.
“Kenia do të heqë fajden si koncept nga financa e saj dhe do të marrë pjesë në Konferencën Islamike për të rregulluar ligjet në sektorin fianciar sipas këtij koncepti në treg”, tha Henri Rotich.
Konferenca shprehu vullnetin për të dhënë një ndihmë prej 2.1 trillion dollarë në tregun e madh të financës islame dhe kjo pritet të jetë një katalizator për ekonominë e Kenias.
Pjesëmarrësit në konferencë thanë se vendet myslimane mund të përfshihen në treg dhe të investojnë në Afrikë duke ndihmuar njëri-tjetrin. /tesheshi.com/