Në mesin e tregjeve të eksportit të prodhuesve turq të akullores bëjnë pjesë edhe shtete të largëta.
Turqia ka siguruar rreth 204 milionë dollarë të ardhura në pesë vite e gjysmë të fundit nga eksporti i akullores, ndërkohë që Kosova dhe Shqipëria radhiten në vendin e dytë dhe të tretë si importuesit më të mëdhenj të akullores nga Turqia gjatë kësaj periudhe.
Sipas të dhënave të Entit Statistikor të Turqisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Turqia, e cila zë vendin e 15-të në botë për nga eksporti i akullores dhe ushqimeve të ngrira, që nga janari i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2017 ka shitur 88 mijë e 366 tonë akullore në 68 shtete dhe katër zona të lira.
Iraku kryeson si vendi ky Turqia ka eksportuar sasinë më të madhe të akullores. Brenda pesë viteve e gjysmë, në këtë vend janë eksportuar 18 mijë e 360 ton akullore, prej të cilave janë siguruar të ardhura prej 48 milionë e 29 mijë dollarëve.
Kosova dhe Shqipëria radhiten në vendin e dytë dhe të tretë. Nga eksporti i akullores në këto dy vende në periudhën në fjalë, Turqia ka siguruar 16 milionë e 596 mijë dollarë të ardhura nga Kosova dhe 12 milionë e 792 mijë dollarë nga Shqipëria.
Pas tyre radhiten Qiproja Turke, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Azerbajxhani.
Në mesin e tregjeve të eksportit të prodhuesve turq të akullores bëjnë pjesë edhe shtete të largëta, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Australia, Brazili, Kina, Indonezia, Afrika e Jugut, India, Kanadaja, Pakistani, Senegali dhe Kili.
Burhan Sakkaoglu, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Industrialistëve të Qumështit të Ambalazhuar dhe Prodhimeve të Qumështit në Turqi, tha se në mesin e tregjeve më të mëdha të eksportit të akullores turke janë Ballkani, Lindja e Mesme, Kaukazi, shtetet turkofone dhe shtetet e Afrikës së Veriut.
Ai theksoi së është e nevojshme t’i jepet rëndësi promovimit të llojeve të ndryshme të akullores turke jashtë vendit.
“Tregu botëror i akullores është ekuivalent me një vëllim prej 16.6 miliardë litrash. Turqia, së bashku me Indonezinë, Vietnamin dhe Indinë, është në mesin e tregjeve me rritje më të madhe në sektorin e akullores”, tha Sakkaoglu.