Turqia pas miratimit të kalimit në Sistemin e Qeverisjes Presidenciale në referendumin e 16 prillit është në prag të një periudhe të re. Sistemi i ri ku zënë vend objektivat e ndryshimit dhe transformimit përbën një element fuqie shtytëse që e fut Turqinë në një proces të ri strukturimi. Ky sistem i ri që do të jetë pararojë e ndryshimit të mekanizmit politik, ashtu si në shumë fusha, do të sjellë me vete edhe strukturimin e ri në ekonomi.
Ky është një fillim i ri për Turqinë për të shkruar një histori të re suksesi dhe për të nënshkruar një ndryshim dhe transformim jashtë asaj që jemi mësuar deri më tani. Themi fillim i ri pasi ndryshimet kushtetuese edhe do të sigurojë reduktimin e kompetencave të komplikuar ndërmjet legjislativit, ekzekutiv dhe gjyqësorit por edhe do të hapë rrugën për ndryshimin dhe transformimin e strukturës dhe funksionit të organizatave dhe institucioneve aktuale.
Së bashku me ristrukturimin do të sigurohet edhe një bashkëpunim efektiv brenda institucioneve ekonomike. Një nga çështjet më të rëndësishme në këtë proces është krijimi i marrëdhënieve ndërmjet ministrive dhe institucioneve ekonomike mbi një themel të shëndetshëm. Kështu që ndërkohë që ministritë zotërojnë një harmoni koordinimi mes tyre në të njëjtën kohë pritet që të sigurohet koordinim edhe me institucionet ekonomike.
Me një ristrukturim të ri të institucioneve ekonomike do të riprojektohet edhe funksionimi i tyre. Për shembull: Sistemi shumë anësh (me shumë koka) në udhëheqjen e vendit për vite me radhë është bërë shkak për burokracitë ndërmjet institucioneve të ekonomisë dhe problemet që kanë dalë në shesh për këtë shkak kanë penguar zbatimin e një politike të përbashkët. Në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëritet më është kusht që të reformohen institucionet ekonomike, të sigurohet sinkron ndërmjet institucioneve dhe të krijohet një gjuhë e politikës së përbashkët. Me rrugët e zgjidhjes së mirë-projektuara mund të krijohet një sistem pune më efektiv dhe më i suksesshëm. Ndërkaq, nëse në këtë proces reduktohen burokracitë ndërmjet institucioneve, mundësohet shkurtimi i kohës së punim-bërjes dhe del në shesh një sistem pune më i frytshëm. Sigurimi i rikthimit institucional i bën gjithmonë më të lehta arritjet e objektivave ekonomike të vendit. Veçanërisht për të arritur objektivat e vitit 2023 dhe 2053 duket qartë se Turqia ka nevojë për këto reforma (strukturime).
Turqia zë vend ndër vendet në zhvillim dhe në këtë konjekturë, për të hedhur hapa më të sigurta dhe më të shëndetshme dhe për të eliminuar shqetësimet që mund të vijnë në ekonomi dhe për të vënë në veprim dinamikat ekonomike, është e detyruar të jetë e shpejtë dhe aktive.
Në procesin në fjalë duhet që Turqia të përqendrohet në reformat strukturore me qëllim që grupi me të ardhura të mesme të kalojë në grupin me të ardhurave të larta dhe të rriten punimet me bazë sektoriale. Për shembull, është e qartë që reformat që do të zhvillohen në fushën e punësimit do të ndikojnë drejtpërdrejt në shifrat e papunësisë. Në këtë aspekt, një nga prioritetet më të rëndësishme do të jenë punësimi i të rinjve dhe grave që kanë një rol kritik në përqindjen e papunësisë.
Nga ana tjetër rritja e peshës në vend duke përforcuar shtresën me të ardhura të mesme është shumë e rëndësishme përsa i përket ekuilibrit politik. Kështu që shtresa e grupit me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të mund të jetë më efektive në politikat e vendit.
Me reformat dhe ndryshimet strukturore që do të vihen në jetë në këtë periudhë kur Turqia nuk ka kohë për të humbur në përshpejtimin e përmirësimit ekonomik, pritet që deri në vitin 2019, Turqia ta bëjë strukturën institucionale më efektive. Kjo situatë do të nxjerrë në pah institucione ekonomike më aktive dhe më funksionale.
Me këto reforma që do të bëhen do të mund të sigurohen vazhdimësia e investimeve të mëdha që do të sigurojnë që Turqia të eliminojë paqartësitë ekonomike dhe në rang global do jetë një vend qendër jo vetëm në ekonomi por edhe në fusha të tjera si energji, financë e transport.
Arritja e shifrave të larta ekonomike nga ana e Turqisë do të sigurojë nivelin e konkurrimit në tregjet globale dhe do të bëjë që ajo (Turqia) të jetë një nga vendet më të frekuentuara të investitorëve, për këtë arsye strukturimi institucional është i domosdoshëm.
Si përfundim, Sistemi i Qeverisjes Presidenciale do të sjellë me vete një rregull të ri politik që heq shumë pengesa përpara ekonomisë, përcakton problemet dhe krijon zgjidhje më të shëndetshme ndaj tyre. Një strukturë e re institucionale që do të jetë efektive për vënien në jetë të mekanizmit vendimmarrës të shpejtë dhe ndikues në Turqi, do të lehtësojë arritjen e objektivave të përcaktuara në ekonomi.
Në periudhën në vijim, duhet ditur se nëse hidhen hapa konkrete për të siguruar ndryshimin institucional, që është një nga nevojat më themelore të ekonomisë së vendit, ekonomia e Turqisë do të hyjë në një proces edhe më tepër pozitiv. TRT